Kategoria Superiore Shqipëri

Pas humbjes, shpërthen Olsi Rama: Po na sulmojnë

Haptazi është Olsi Rama që tregon se Partizani po sulmohet nga gjyqtarët dhe FSHF. Ai tregon të gjithë situatën e krijuar, ndërsa objektivi i të kuqve mbetet Europa League. Për drejtorin e të kuqve asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. Edhe me Elis Bakajn, i cili duhet të ishte dënuar një javë më parë sipas tij, sepse shau zyrtarët e ndeshjes.

“Dola unë sepse pata thënë në fundjavë, që Partizani po sulmohet nga Federata. Edhe sot pati një gjykim skandaloz, në disfavor të Partizanit. Është e patolerueshme, këta djemtë e Partizanit kanë bërë një ndeshje shembullore. Mendova se do të merrnit Kridens Meta për protagonistin e ndeshjes, pasi ai ishte”.

“Culum është shembullor, nuk e di se si i mori 2 kartonë të verdhë. As në pjesën e parë s’ishte për të verdhë. Lojtarët e Kukësit kanë bërë 15 faulle si ai. Lojtarët në fushë duhet të mendojnë në fushë vetëm për lojën dhe asgjë tjetër. U kërkova në dhomat e zhveshjes në pushimin mes pjesëve që të mos merreshin me gjyqtarin. Duhet ta konsideronin kundërshtar. Këtë iu kërkova”.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën, ne duhet të njohim të gjitha ngjyrat e kundërshtarit, që në ndeshjen e sotme nuk ishin vetëm blu dhe të bardhe. Bakaj shau në ndeshjen e kaluar në Kupë arbitrin dhe nuk u dënua. Inspektorët e injoruan si fakt. Është me zë dhe me figurë. Po t’ia hiqnin Bakajn, Kukësin do ta kishim parë çfarë do ndodhte. Objektivi jonë është Europa League”.

“Nuk ka hendek midis tifozëve dhe klubit, ne po përpiqemi t’i kthejmë tifozët në stadium. Ku është federata, pasi është institucioni që i mbron. Sërish kemi dy standarde, tifozëve të Partizanit u kërkohet kartë, ndërsa të tjerëve jo”.

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Nuk shënon që prej 25 janarit, Teuta pret shpërblimin e sulmuesit Krasniqi

Delo.autor

E RRALLË/ E kërkoi De Biasi në Kombëtare, talenti shqiptar përfundon… (FOTO)

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ DINAMOS/ Memelli: Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, ky arbitër nuk dua të na gjykojë më

Delo.autor

Leave a Comment