Futboll La Liga Sport

Valdano ngre ALARMIN: Ndihet mungesa e RONALDOS, asnjë lojtar i REALIT nuk ka…

Jorge Valdano beson se Real Madridi ka probleme serioze në drejtim të shënimit të golave. Pra, në aspektin sulmues. Kjo është bërë e ditur prej tij në “El Transistor” të “Onda Cero”. Valdano analizoi situatën e Real Madridit pas tetë javëve kampionat (La Liga) dhe dy ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.

Gjithashtu, drejtuesi i “Los Blancos” ishte i shqetësuar edhe për gjendjen e Julen Lopetegui: “Problemi më serioz tani te Real Madridi është mungesa e besimit. Disa lojtarë nuk guxojnë. A ndihet mungesa e Cristiano Ronaldos? Në Madrid, ai ka qenë njeriu-gol, por nuk është më. ​​Real Madridi humbi golashënuesin më të madh në historinë e tij.

Situata e Lopetegui? Trajneri është gjithmonë i ekspozuar kur ka dështime. Mungesa e golave? Talenti i golashënuesit është aq i veçantë, sa talenti i portierit. Tani nuk ka asnjë lojtar të tillë te Real Madridi.

Kthimi i situatës? Unë mendoj se është brenda misionit të Lopetegui për ta bërë këtë ekip të reagojë. Vazhdimësia është shumë e rëndësishme në futboll”.

Related posts

MIQËSORJA NDAJ SHKUPIT/ Partizani i habit të gjithë, bën pjesë të formacionit futbollistin e… Dinamos

Delo.autor

Man City nuk humbet kohë, pas dështimit me Sanchez hidhet në sulm për Griezmann

Q.Autor

FITORJA E “ZIKALTËRVE” NË DERBIN E MILANOS/ “Kuqezinjtë” i “dhurojnë” Interit 1.1 milionë euro, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment