Futboll La Liga

Perez i fiksuar pas Neymar, bën gati goditjen e madhe

Florentino Perez nuk dorëzohet, edhe pse të gjithë treguesit flasin se është thuajse një mision i pamundur, presidenti i Realit të Madridit deklaron se nuk do të lërë gurë pa lëvizur për të arritur atë që do të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit, kalimin e Neymar nga Parc de Prince në Santiago Bernabeu.

Perez mësohet të ketë nisur një hetim mbi jetën private të yllit brazilian për ta njohur atë më mirë me njerëzit që kanë më shumë influencë tek 25-vjeçari. Sulmuesi refuzoi të vishte fanellën e Los Blancos në vitin 2013 por gjithsesi tashmë duket se ka dhënë sinjale pozitive se këtë herë do t’i bashkohet madrilenëve. Sidoqoftë ky mbetet një operacion i vështirë.

Hetimi i Perez do ta njohë atë me më shumë detaje nga jeta e ish sulmuesit të Barcelonës çka do të jenë një e dhënë nëse Neymar ka prirje që t’i ngjajë më shumë Ronaldinos shkëlqimi i të cilit ishte i padiskutueshëm në rini për t’u venitur pas disa vitesh apo nëse do të ndjekë modelin e Cristiano Ronaldos që edhe në moshën 33-vjeçare vijon të mbetet një as.

Me pak fjalë Perez po bën detyrat e shtëpisë pasi kërkon të jetë i sigurtë nëse Neymar do të mund të përshtatej me jetën në Madrid diçka që nuk e ka bërë ende në Paris, sikundër kërkon të mësojë më shumë rreth raportit që Neymar ka me atin, më parë se të hyjë në akison për operacionin shumë të vështirë që do të kapte shifrën e mbi 300 milionë eurove. Neymar u transferua tek PSG verën e shkuar për shifrën rekord të 220 milionë eurove. Sulmuesi numëron 27 gola dhe 14 asiste në 26 takime.

Related posts

Panuçi “shkund” futbollistët në stërvitje, rezervat goleadë titullarëve

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ Trajneri azer bëhet ushtar në luftë kundër Armenisë, e mbështet dhe ish-kapiteni i Shqipërisë (FOTO)

Delo.autor

“SI AI, ASKUSH TJETËR MË PARË”/ Mourinho “bekon” Zidane

Delo.autor

Leave a Comment