Kategoria Superiore Shqipëri

Përfundon ndeshja Kukësi-Skënderbeu, ja rezultati

Ka përfunduar ndeshja kryesore ndërmjet Kukësit dhe Skënderbeut.

Korçarët befasuan të gjithë pasi morën një barazim 2-2 në “Zeqir Ymeri” e cila ishte nën “pushtetin” e dëborës.

Fillimisht ishin verilindorët që shënuan dy golat me anë të Kale (21’) dhe Shkodra (45).

Gjatë 45 minutave të dyta Ilir Daja karikon lojtarët e tij të cilët shënojnë dy gola brenda 7 minutave.

Heroi për korçarët ishte Ali Soue që shënoi në minutën e (62’) dhe (69’).

Gjatë minutave të fundit të ndeshjes ishte Kukësi që shtoi presionin ndaj Skënderbeut që i interesonte barazimi për të mbajtur të distancuar kundërshtarët.

Related posts

Gaz Demi “HAP THESIN”/ PARTIZANI i motivuar para ndeshjes me Skënderbeun

Isa.Autor

SHKËLQEU ME ISTANBULSPORIN/ Paraqitja e Abazajt, përveç golit edhe statistikat i ka fantastike (FOTO)

Delo.autor

Klubi-gazetarëve: Sajesa të tilla të turpshme prishin harmoninë te Vllaznia

Q.Autor

Leave a Comment