Futboll La Liga

Përplasja ‘horror’ me portierin e Valencias, Diego Godin humbet disa dhëmbë

Diego Godin u detyrua të largohet nga fusha në fillim të pjesës së dytë në ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Valencia-s, pasi uruguajani humbi disa dhëmbë pas një përplasje të tmerrshme me portierin Neto. Portieri brazilian u hodh për të bllokuar një top në ajër dhe krahu i tij u përplasë me fytyrën e mbrojtësit. Si pasojë ai humbi disa dhëmbë, ndërsa goja e tij u mbush me gjak.

Dëmtimi i tij krijoi panik, teksa fillimisht nuk u kuptua se çfarë ndodhi. Rishikimi i video-s tregoi qartë se gjatë momentit të përplasjes ai humbi disa dhëmbë. Një pengesë tjetër për Diego Simeone-n, pasi argjentinasi ka humbur edhe Stefan Saviç, i cili u dëmtua në pjesën e parë. /EDS/

Related posts

Neymar te Real Madrid? Më në fund vendos presidenti Al Khelaifi…

Sadik.Autor

KALENDARI I SUPERIORES/ Java e 24-t nis “zjarr” me derbin e kryeqytetit, ja sfidat

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Nainggolan sfidon COVID-19: Pas kësaj karantine do të luaj deri në…

Delo.autor

Leave a Comment