Kategoria Superiore Shqipëri UEFA

Përveç përjashtimit për 10 vite nga të gjitha garat, Skënderbeu gjobitet edhe me 1 milion euro

Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha garat e UEFA-s si dhe është gjobitur me 1 milion euro.
Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.

Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës evropiane të futbollit.

Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vitesh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh.

Në vendimin që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje.

Më poshtë, edhe vendimi i plotë

Related posts

Ilir Daja: Jo vetëm fitorja dhe diferenca në pikë, por rikthimi te loja jep garanci

Q.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ “Ultras Guerils”: Asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse…

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Dominimi i bardhebluve, skuadra e Memës “flirton” me golin

Delo.autor

Leave a Comment