Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Presidenti Halili: Më vjen keq për tifozat, ja pakti me skuadrën

Barazimi 0-0 ndaj Partizanit duket se nuk e ka kënaqur presidentit e Tiranës, Refik Halili, i cili pas ndeshjet u shpreh mjaft i zhgënjyer, sidomos për tifozët që sipas tij dhanë gjithçka në tribuna.

Do ishte mirë që ta fitonim ndeshjen. Më vjen keq për tifozat. Për mbështetjen dhe atë çfarë kanë bërë gjatë kësaj kohe. Kjo është keqardhja. Shpresojmë që në të ardhme të vazhdojmë me rezultatet pozitive. I kënaqur do të isha po të kishim fituar. Unë kam bërë një pakt me skuadrën. Shpresojmë që ajo që ne kemi folur, të ecë para. Të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Kemi bërë një bisedë para ndeshjes me Kukësin. Kemi rënë dakord të gjithë bashkë. Në qoftë se sot do kishim marrë një fitore, do kishim notën 10-të. Unë jam i bindur që do e arrijmë Europën. Edhe merakun e licencimit do e zgjidhim. Do përballojmë edhe atë gjobë të tmerrshme që kemi, pas shumë e shumë gjobash që kemi përballuar.

Aksionet?Pyesni ata që duan t’i blejnë. Unë jam gati për bashkëpunim. Rëndësi ka që të ketë aksioner.”-përfundoi Halili. 

Related posts

“MALLKIMI” I DITËLINDJES SË MOTRËS/ Neymar rrezikon përballjen me Borussia Dortmund, ja shkaku

Delo.autor

ARSENAL NË KRIZË TË THELLLË/ Gati të largohen në fund të sezonit dy sulmuesit e “Topçinjve”…

Delo.autor

“TONALI ËSHTË I DUHURI PËR SKEMËN E CONTES”/ Ish-sulmuesi i Milan: Kumbulla një nga mbrojtësit më të mirë…

Delo.autor

Leave a Comment