Futboll Premier League

Pësoi dëmtim të frikshëm, Sane i rikthen buzëqeshjen Pep Guardiola-s

Më 28 janar Manchester City eliminoi Cardiff në “FA Cup” duke siguruar fazën e ardhshme, por jo çdo gjë shkoi siç duhet pasi Leroy Sane ‘braktisi’ sfidën pas një ndërhyrje horror të Xho Bannet

Nga pamjet dukej e frikshme pasi Sane ishte afër një frakture dhe pritej të qëndronte larg fushave për një kohë të gjatë. Pep Guardiola të shtunën para ndeshjes me Leicester zbuloi: “Ai është shumë më mirë tani, por nuk besoj të jetë i gatshëm për ‘Champion League’. Thjesht vrapon në stërvitje.”

Këto parashikime të Guardiolës janë sfumuar pasi mediat në Britani raportojnë se 22-vjeçari sot është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës, duke treguar formë fizike shumë të mirë. Për më tepër këmbëmajti gjerman ka udhëtuar sot së bashku me pjesën tjetër drejt Zvicrës për përballjen në “Champions” që do të luhet kundër Bazel ditën e nesërme.
udhetimi
Një lajm ky që ka bërë Pep Guardiolën të buzëqeshë pavarësisht faktit se Sane është pothuajse e sigurtë se nuk do të luaj titullar.

Related posts

Lazio-Napoli/ Italia është gati të mirëpresë Carlo Ancelottin pas 9 vitesh

Isa.Autor

ZYRTARE/ Këta janë këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

F.autor

Dortmundi ofron 33 milionë euro për Martinezin

Q.Autor

Leave a Comment