Futboll Sport

ALERGJI NGA 11-METËRSHI/ Ibrahimoviç 120 ditë larg golit në “San Siro”

Zlatan Ibrahimoviç në ndeshjen kundër Romës nuk ka mundur t’i rikthehet golit në shtëpi. Suedezi i Milanit humbi penalltinë për 4-1 e mundshëm, teksa goditja e tij u neutralizua nga Rui Patrisio. Suedezit i mungon goli në “San Siro” që nga 12 shtatori 2021, praktikisht nga ndeshja e fituar kundër Lacios.

Ishte goli i tij i parë këtë sezon, ndërkohë që ka shënuar në total shtatë herë në Serinë A gjatë kampionatit të sivjetshëm. Golat e tjerë 40-vjeçari i ka shënuar të gjithë larg shtëpisë. Përveç stadiumit të “Djallit”, Ibra po krijon edhe një lloj “alergjie” nga goditjet e dënimit.

Pesë penallti nga 7 të fundit ka shpërdoruar Zlatan Ibrahimoviç me fanellën kuqezi mes kampionatit dhe Europës. Suedezi konfirmoi edhe ndaj Romës vështirësitë nga pika e bardhë, por për fatin e tij, gabimi i bërë nuk cenoi fitoren e kuqezinjve.

Duke marrë si pikënisje penalltinë e derbit të tetorit të 2020-ës, kur shënoi pas grushtimit të Handanoviçit, suedezi ka shënuar vetëm në një rast tjetër. Praktikisht një vit më parë kur më 18 janar 2021 i shënonte Kaljarit. Ndërkohë, në 15 muajt e fundit ka shënuar edhe një herë ndaj Romës me penallti, teksa ka gabuar ndaj Spartës së Pragës, Bolonjës dhe në rastin e fundit që daton dy ditë më parë.

Related posts

Shkruhet historia, për herë të parë një trajner europian në stolin e NBA-së

Sadik.Autor

Pak para ndeshjes me Barcelonën, Real Madridi merr lajmin tronditës

Sadik.Autor

E KA NË GJAK/ “Bëmë baba të të ngjaj”: Lojtari i REALIT realizon të njëjtën gjë si 29 vite më parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment