Kategoria Superiore Shqipëri

Pikante Skënderbeu-Partizani/ “Bobi” e parashikoi 0-2, në fund Olsi Rama uroi… Takajn

Atmosferë fantastike në tribuna, urime domethënëse pas ndeshjes, arbitra dikur “non grata” për klubet, por edhe shumë batuta e provokime. Skënderbeu-Partizani i kishte të gjitha, për më tepër që rikthimi në stol i trajnerit Sulejman Starova pas pezullimit e bëri edhe më të bukur sfidën. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes, që u vendos nga një autogol dhe në fund festuan korçarët.

28165070_782164385311293_7520231317090786854_o

STAROVA

Starova ka dalë disa herë nga vetja gjatë ndeshjes së djeshme, duke e kapur fillimisht gjyqtarin Koçi, por më së shumti me anësorin Lamaj. Në minutën e 83-të, “Bobi” u nervozua aq shumë gjatë një aksioni, teksa shkoi tek anë- sori për t’u kërkuar llogari.

Në këtë moment, gjyqtari i katërt Enea Jorgji, i cili u bë shkas për dënimin e Starovës pas një ndeshjeje Flamurtari-Partizani në Vlorë, shkoi duke këshilluar “Bobin” të qëndronte brenda vijës kufizuese.

Starova

Në këtë moment, Starova i jep dorën Jorgjit, duke konfirmuar “pajtimin” me të. Gjatë lojës trajneri i Partizanit ka debatuar edhe me tifozët në tribunën qendrore. Në disa momente ai ka revoltuar jo pak ata, duke u thënë: “Fiton Partizani 2-0”. Mirëpo, nuk ka mundur ta gjejë parashikimin që bëri vetë.

MUNGON DEMI

Në tribunën VIP binte në sy mungesa e presidentit të Partizanit, Gaz Demi, i cili, që kur ka marrë drejtimin e klubit, nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjet e luajtura në Korçë vetëm në dy raste.

gazmend demi

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Olsi Rama, menjëherë pas përfundimit të takimit, ka shkuar te presidenti Ardjan Takaj dhe i ka dhënë dorën, duke e uruar për fitoren. Në fund, kur gazetarët kanë kërkuar të intervistojnë lojtar të Partizanit, çuditërisht klubi i kuq dha urdhër që asnjë të mos prononcohej.

TIFOZËT

Skënderbeu-Partizani u ndoq nga rreth 6 mijë tifozë, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit, edhe pse temperaturat kanë qenë 5 gradë celsius. Më shumë se 1 orë para ndeshjes, tifozët korçarë filluan të futeshin në stadium. Tifozët e Partizanit mbërritën vetëm 30 minuta përpara startit dhe u vendosën në tribunën E. 300 ultras të kuq ishin mjaft aktivë në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

tifozet

Në tribunën e tifozëve miq ra në sy një banderolë, në të cilën shkruhej: “PMTP Guerrils 1946”, por nuk kanë munguar as flamujt gjigant që janë valëvitur gjatë gjithë takimit. Nga ana tjetër, ultrasit e Skënderbeut kishin përgatitur një koreografi speciale, e cila u shpalos sapo ekipet dolën në fushë.

Në minutën e 51-të, tifozët e Partizanit e ndezën flakë pjesën veriore të stadiumit, duke hedhur tymuese. Edhe pse ndërhyri menjëherë policia dhe punëtorët për t’i shuar ato, ndeshja nuk u ndërpre, pasi tymi nuk arriti që të futej në fushën e lojës.

ENEA JORGJI

Rikthehet pas 10 muajsh në Korçë gjyqtari që është shpallur “non-grata” nga Skënderbeu, kur në fundin e sezonit të kaluar korçarët humbën 2-0 në Kukës. Bëhet fjalë për Enea Jorgjin, të cilin dje e kishte dërguar FSHF si gjyqtar të katërt, ndërsa kryesor kishte preferuar Andi Koçin.

Jorgji

Gjithsesi, Jorgji është ofenduar disa herë në kor, si për të thënë se në qytetin juglindor nuk kanë për ta harruar atë që ai bëri sezonin e kaluar me Skënderbeun në ndeshjen e Kukësit. Gjatë lojës, gjyqtari Koçi e porositi disa herë Shehin që të qetësonte tifozët, në solidaritet të kolegut të tij. Por, portieri, edhe pse e bëri këtë, sërish tifozët nuk pushuan, këtë herë kundër Partizanit.

DREJTUESIT

Me lajmin që pritet me shumë ankth nga UEFA, ku shpresohet në mosdënimin e klubit, drejtuesit e Skënderbeut nuk ngurruan të qëndronin dje pranë skuadrës. Presidenti Takaj, zv.presidenti Boshku, drejtori sportiv Fakiç dhe kryebashkiaku Filo e ndoqën takimin së bashku.

Në tribunë dje është parë edhe deputeti Ervin Salianji, i shoqëruar nga Andrea Mano, ndërsa nuk mungonte as dekani Gjergji Mero. Drejtuesit e Partizanit preferuan të qëndronin disa metra larg atyre të Skënderbeut në tribunën VIP, teksa kryesoheshin nga Olsi Rama.

Related posts

DISIPLINA PËRJASHTON ZYRTARISHT 2 EKIPE/ Skënderbeu e humbet ndeshjen në tavolinë. Ja të gjitha vendimet…

Delo.autor

(VIDEO) Skënderbeu-Teuta, Sowe barazon shifrat

Q.Autor

KUPA E SHQIPËRISË U-19/ Vllaznia mposhtin Tiranën dhe ngre trofeun

Delo.autor

Leave a Comment