Futboll La Liga

Pique shpjegon gjestin ndaj Espanyolit: Ata kanë fyer familjen time

Festimi i golit të Gerard Piques në barazimin e Barcelonës 1-1 Espanyolit tensionoi situatën në derbin katalunas.

Mbrojtësi spanjoll u fishkëllye dhe fye me kore nga tifozët vendas gjatë gjithë takimit dhe në momentin që shënoi golin shkoi para tifozëve dhe bëri me gjest që ata të qetësohen.

Gerard Pique duke festuar golin para tifozëve të Espanyolit (Getty Images)

“Mungesë respekti? Mungesë respekti është të raportosh për mua se kam thënë se ata vijnë nga Cornella, gjë që është fakt dhe jo se ata kanë fyer familjen time”.

“Festimi ishte gjëja e fundit që mund të bëja. Njoh shumë nga Espanyoli, ata janë shokë dhe njerëz të mirë, por nëse ata nuk i raportojnë këto gjëra si klub, atëherë janë përgjegjës për situatën”.

“Festimi? Ishte sarkazëm, jemi përgjegjës për çdo gjë që ndodhi në takim”.

“Jemi njerëz dhe reagojmë. Por, nëse ata qeverisin nuk reagojnë apo thonë diçka në lidhje me këtë, ne nuk do të qëndrojmë të heshtur”.

“Rrënjët e tyre po lëvizin larg Barcelonë. Ata janë në Cornella dhe kanë pronarë kinez, duke se kjo iu ka dhimbur atyre”, ka thënë Pique pas ndeshjes.

Related posts

MË MUNGON GOLI/ Mourinho shpërthen në lot (VIDEO)

F.autor

Marquinhos: Mediat spanjolle po tentojnë ta hutojnë Neymarin

Q.Autor

Cristiano Ronaldo takon SHOKËT E “RINJ”. Shikoni si e presin Chiellini… (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment