Futboll Sport

KUALIFIKUESET EURO U-21/ Danimarka fiton me Austrinë, evlefshme për Grupin B

Pas asaj fitoreje të bujshme në ndeshjen e parë ndaj Serbisë, Austria mposhtet në sfidën e saj të dytë në Grupin B të Europianit të 21-vjeçarëve, duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket kualifikimit.

Në “Dacia Arena” të Udines, Danimarka që kishte humbur ndeshjen e saj të parë ndaj Gjermanisë, mposhti me të njëjtat shifra 3-1 Austrinë, në një sfidë të cilën austriakët kishin mundësi ta fitonin.

Maehle në minutën e 33-të kaloi danezët në epërsi, por në fillimin e pjesës së dytë Austria barazoi me Lienhart.

Austriakët kishin mundësi të merrnin avantazhin, por Baumgartner në minutën e 73-të humbi një 11-metërsh.

Në minutat e mbetura Danimarka i ndëshkoi, duke shënuar sërish me Maehle dhe në shtesë me Skov Olsen, për t’u ngjitur në vendin e dytë të Grupit B me pikë të njëjta me Austrinë, por me goleavarazh më të mirë.

Related posts

“UEFA E KA HUMBUR BETEJËN NË GJYQ”/ Flasin avokatët: Ja precedentët e mëparshëm në çështje të tilla

Delo.autor

DO NJË TJETËR SHANS TEK INTER/ Gabigol: Përpara se të marr një vendim, dua të

Delo.autor

Dëmtohet sulmuesi Boateng, Sadiku edhe një shans tek Levante

Isa.Autor

Leave a Comment