Futboll Seria A

Pjanic: I kam thënë jo Tottenham për këtë arsye

Mesfushori i Juventus, Miralem Pjanic, ka zbuluar se ai ka refuzuar të transferohet te Tottenham në 2012-ën. Bardhezinjtë do të presin anglezët në Torino për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Champions League, por Pjanic mund të zbriste në fushë me ekipin tjetër nëse do të kishte marrë një vendim të ndryshëm gjashtë vite më parë. Boshnjaku ka qenë një lojtar i Roma-s në atë kohë dhe Tottenham e ka kërkuar për të zëvendësuar Luka Modric, i cili u transferua te Real Madrid. “U krijua një mundësi”, ka thënë Pjanic për “Daily Telegraph”.

“Në atë moment u thashë atyre se isha i lumtur aty ku isha dhe kjo ishte arsyeja pse nuk nënshkrova. Mora një vendim duke përdorur kokën dhe e kam marrë për arsye shumë të mira”. Pjanic ka qenë një nga arsyet kryesore pse Juventus arriti në finalen e Champions League sezonin e kaluar dhe shpreson që këtë vit gjërat të shkojnë ndryshe për Juventus. “Jemi shumë të uritur dhe duam ta fitojmë. Gjithsesi, Tottenham është një ekip i madh”.

 

Related posts

“MË MBËSHTETËT EDHE KUR E DINIT SE DO IKJA”/ Rrahmani e mbyll me fjalë emocionuese te Verona: Një vit i paharrueshëm

Delo.autor

“Të priten koka!” Tifozët gjermanë kërkojnë fajtorët pas daljes nga botërori

Sadik.Autor

City-United, derbi i Manchesterit “vulos” titullin në Premier League?

Sadik.Autor

Leave a Comment