Futboll La Liga

Ylli i Gjermanisë i refuzon të gjithë për Real Madridin

Julian Draxler është kthyer në një titullar fiks te Gjermania, ndërkohë që edhe në Francë me PSG-në po bën mirë. Mesfushori me tipare sulmuesi është aktivizuar në 17 ndeshje si titullar me klubin francez në kampionat dhe ia ka dalë të gjejë tre herë rrugën e rrjetës.

Për 24-vjeçarin, që PSG e bleu nga gjermanët e Wolfsburg, nuk mungojnë oferta dhe klubi që e kërkon me ngulm është Arsenali i Arsene Wenger.

Gjermani gjithsesi ka një tjetër plan dhe dëshira e tij është që të largohet nga PSG për një klub tjetër të madh. Sipas “Daily Express” Draxler është i gatshëm ta snobojë “ofertën” e Arsenalit vetëm e vetëm që të veshë fanellën e Realit të Madridit në verë.

Zërat që e lidhin mesfushorin me skuadrën spanjolle kanë qenë të shpeshtë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. Në fakt merkatoja e madrilenëve është e varur shumë nga fati i Zinedine Zidane.

Largimi i francezit do të sillte një tjetër trajner të Reali dhe një nga kandidatët është tekniku aktual i Gjermanisë, Joachim Loeë, çka do ta bënte edhe më të mundshme një lëvizje të tillë.

Gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë emra të lakuar si objektiva të spanjollëve dhe dy emrat më intrigues janë ata të Neymar dhe Lewandowski, për të cilët sigurisht që duhet paguar një “mal” me para. Fitimi i Champions Leagu do të sillte të ardhura të rëndësishme, ndërkohë që po programohen të bëhen disa shitje, me Gareth Bale në krye të listës. Përfitimet nga shitjet do bënin që të kishte transferime të bujshme në merkaton e verës.

Related posts

WEMBLEY NGJYROSET I KUQ/ Liverpool mposht në një finale spektakolare Chelsean

F.autor

“Finale mes Romës dhe Bajernit të vjedhur në Champions, të luhet në Korenë e Veriut”

Sadik.Autor

4 rekordet e Ronaldos të denja për librin Guiness

Sadik.Autor

Leave a Comment