Futboll

Pochettino ia mbyll derën Realit: Kane është e tashmja dhe e ardhmja e Tottenhamit

Harry Kane është e ardhmja e Tottenhamit, thotë Pochettino – duke ia mbyllur derën Real Madridit.
Tottenham fitoi derbin e Londrës Veriore përballë Arsenalit falë një supergoli me kokë të sulmuesit të kombëtares angleze, Harry Kane, i cili kryeson listën e golashënuesve në Angli dhe aktualisht po përjeton një moment të shkëlqyer forme.

E ardhmja e bomberit 24-vjeçar kohët e fundit po lidhet shpesh me një kalim të mundshëm te Real Madridi në verë, por Mauricio Pochettino trajneri i Spursave nuk mendon aspak kështu.

Në një intervistë tekniku argjentinas ka blinduar xhevahirin e tij duke deklaruar: “Kane është e tashmja dhe e ardhmja e Tottenham-it, është jashtëzakonshme ajo që ai po bën. Jam shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur që kam në skuadër një futbollist të tillë”.

Related posts

“DY HERË NË JAVË TAMPONË”/ Rummenigge tregon si zhvillohen stërvitjet në Gjermani

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga Kukësi, te Kastrioti i fundit: Lëvizjet e deritanishme

F.autor

NGA LILA TEK BEHAR RAMADANI/ Ja prapaskenat e merkatos tek Skënderbeu

Delo.autor

Leave a Comment