Futboll

Pochettino nuk e grumbullon ndaj Juve-s yllin e Tottenham: Nuk dua t’i shkatërroj karrierën

Mauricio Pochettino ka konfirmuar se Toby Alderweireld i Tottenham nuk do të ndeshet me Juventus teksa ai mendon se mbrojtësi nuk është akoma gati për të luajtur një ndeshje aq të rëndësishme të Champions League.

Pochettino i ka thënë Alderweireld se nuk do të ishte pjesë e ekipit në Torino gjatë një bisede që zgjati më tepër se dy orë.

Toby Alderweireld is being nursed back to full fitness (Martin Rickett/PA)

Ai është shprehur në konferencën për shtyp të hënën se të ndeshesh ndaj një skuadre si Juventus, çdo lojtar duhet të jetë në 200% për sa i përket kondicionit fizik.

Alderweireld luajti 90 minuta ndaj Newport në FA Cup javën e kaluar, pasi është rikthyer pas një dëmtimi që e mbajti larg fushave për 14 javë.

“Ai është 28 vjeç dhe kaloi një dëmtim serioz për të cilin ne duhet të kujdesemi pasi nuk mund t’i rrezikojmë karrierën,” rrëfen Pochettino.

“Të luash këtë lloj ndeshjeje duhet të jesh në 200%. Champions nuk është e njëjtë me ndeshjet e stërvitjes prandaj po kujdesemi për të me planin që kemi thurur.”

Related posts

PUBLIKOHET LISTA/ Golashënuesit më të mirë në historinë e klubeve, Messi dominon ndaj CR7

Delo.autor

SHKODRANËT MARRIN FRYMË/ VLLAZNIA sheh larg, drejtori i klubit “shpëton” financat

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ 70 ultras qipriotë kërkojnë të “pushtojnë“ Laçin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment