Futboll

Allegri: “Juventus ka 50% shanse për në çerekfinale!”

“Juventus favorit? Besoj se është një tur të tetash ku kemi 50% mundësi për të kaluar. Është një përballje e bukur në këtë tur, sikurse janë edhe të tjerat dhe do të duhet të realizohen dy ndeshje të mëdha. Duke nisur nga nesër mbrëma, do të jetë një mbrëmje e bukur futbolli dhe sporti. I njohim cilësitë e Tottenham, skuadër fizike dhe shumë teknike, janë shumë të aftë për të luajtur në hapësira dhe ne do të duhet të bëjmë një ndeshje të duhur, për të krijuar kushtet e duhura për të kaluar turin, që gjithsesi do të vendoset në Londër”. Pikërisht kështu e ka parashikuar, trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, në vigjilje të takimit të parë në të tetat e Champions League kundër Tottenham, sfidën me ekipin anglez.

 

“Shpresojmë të bëjmë ndonjë gol më shumë nesër, në grup kemi realizuar pak gola, ndërkohë që edhe kemi pësuar pak, por në përballjet direkte, për shkak të forcës, dalin në pah ndeshje më taktike. Ka shumë adrenalinë dhe shumë entuziazëm, Juventus ka bërë detyrën duke kaluar grupin dhe në Mars jemi brenda të gjitha kompeticioneve. Luftojmë me Napolin në kampionat, kemi hedhur një hap drejt finales së Kupës së Italisë… Nevojitet pak kurajo, qetësi dhe koshiencë. Kemi shumë dëshirë për të fituar Champions, por jemi të ndërgjegjshëm se do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi tekniku bardhezi për “Premium Sport”.

Related posts

TALENTI ITALIAN/ Barella, “ylli” i Cagliarit pëleqehet nga MILANI, në janar pritet…

Isa.Autor

Ukraina mbron dy lojtarët e kombëtares kroate

Isa.Autor

MESFUSHORI FLUTURON DREJT LONDRËS/ Arsenal paguan klauzolën e lojtarit të Atleticos, nis gara me kohën

Delo.autor

Leave a Comment