Futboll Seria A

Probleme për Milan, Allegri do me çdo kusht Romagnoli-n

Massimiliano Allegri e vlerëson shumë Alessio Romagnoli-n dhe nuk humb rast për ta treguar këtë. Sipas trajnerit bardhezi, lojtari i Milan është një nga mbrojtësit italianë më të talentuar të Serisë A, bashkë me Daniele Rugani. Dhe është më i mirë se Mattia Caldara, të cilin bardhezinjtë e kanë marrë nga Atalanta dhe që do të vishet bardhezi në qershor.

Pas fitores 7-0 të arritur kundër Sassuolo-s, Allegri ka folur përsëri për rritjen e qendërmbrojtësit kuqezi: “Rugani dhe Romagnoli janë dy të rinjtë më të fortë për të ardhmen e futbollit italian. Sipas mendimit tim, Romagnoli po bën një kampionat shumë të mirë, ka gjetur ekuilibrin e duhur”.

Elozhe këto që nuk janë një rastësi, sepse Juventus, përveç Caldara-s, po mendon që të blejë edhe një qendërmbrojtës tjetër në verë, i cili do të zëvendësojë Benedikt Howedes, që ka pasur shumë probleme me dëmtimet. Kështu, Romagnoli mbetet nën vëzhgimin e “Zonjës”. Arsyeja është e thjeshtë, përveç vlerësimit të Allegri-t, Milan mund të jetë i detyruar të shesë në verë.

Kartoni i tij, i paguar 25 milionë euro në verën e 2015-ës, sot mund të ketë një vlerë prej 30/35 milionë eurosh dhe Juventus po mendon që të bëjë lëvizjen vendimtare. Vardisja e “Zonjës” vazhdon, edhe me pëlqimin e Allegri-t.

Related posts

“NDIHMOJA BABANË, NUK KISHTE BESIM QË UNË DO BËHESHA FUTBOLLIST”/ Ramadani: Asgjë nuk ka qënë e lehtë, por ia dola

F.autor

Tifozët kolumbianë ndërpresin raportimin e gazetares shqiptare: Na pëlqen Shqipëria (VIDEO)

Sadik.Autor

MIQËSORE LUKSI PARA “EURO 2020″/ Shikoni me kë do të përballet Gjermania

Delo.autor

Leave a Comment