Futboll Gossip Sport

SUPRIZON E DASHURA E ICARDIT/ Këtë s’e bëj dot, përndryshe Mauro më dërgon avokatin

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardi-t, ka folur për revistën “TV, Sorrisi e Canzoni” për mënyrën si kujdeset për interesat e kapitenit të Inter.

“Mauro e kishte përfunduar kontratën me menaxherin dhe shikonte që unë ndiqja karrierën e motrës sime”, ka thënë Wanda. Në Argjentinë kisha nisur të studioja për juriste, edhe pse më pas u shkëputa. Gjithsesi, ai e di se unë kam nuhatje për këto gjëra”.

“Në fillim e nisa me një kontratë për të drejtat e imazhit, gjëra të vogla, që më pas janë zhvilluar në mënyrë të natyrshme. Por të gjithë më kanë respektuar në ambientin e menaxherëve, sepse e dinë rolin që më ka dhënë Mauro”.

“Po ta kritikoja te Tiki Taka (emision sportiv italian ku ajo është e ftuar)? Asnjë problem, unë them atë që mendoj. Por Mauro më ka thënë më parë: ‘Po fole keq për mua, do të dërgoj avokatin!”.

Related posts

FA CUP/ Broja jep asistin e golit të fitores, Southampton kalon turin e radhës (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Finalja Liverpool-Tottenham. Rezultati 1-0

Delo.autor

DUAN TË PUSHTOJNË EUROPËN/ CR7 ishte vetëm fillimi, Juventus përgatit 4 “bomba” të tjera

Isa.Autor

Leave a Comment