Futboll

Prokuroria mbyll dosjen e ​trukimeve të Skënderbeut

Një hetim i nisur dy vite më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për dyshimet e trukimit të rreth 40 ndeshjeve sportive të kampionatit Shqiptar, ku në të gjitha përfshihej klubi i Skënderbeut, ka përfunduar në dyert e prokurorive të rretheve.

Edhe pse dosja hetimore ka shkuar në prokuroritë si Korça, Tirana, Durrës dhe Shkodra, ky hetim është pushuar nga këto prokurori. Krimet e Rënda pak kohë më parë kanë shpallur moskompetencën për këtë hetim të nisur për “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Fiksimi ose paracaktimi i rezultatit në garat sportive”. Hetimi fillimisht është nisur nga prokurori Anton Martini, por pas transferimit të këtij të fundit në Shkodër, nga ish-kryeprokurori Llalla, dosja për paracaktimin e rezultateve sportive i ka kaluar një prokurori tjetër, Besnik Muçi.

Teksa prokurori ka vijuar hetimet nuk është arritur të konstatohen elementë të veprës penale dhe për pasojë, Muçi mësohet të ketë shpallur moskopetencën duke ja kaluar dosjen për hetime të mëtejshme disa prokurorive të rretheve. Nga sa mëson “Shqiptarja.com” tashmë këto hetime janë pushuar. Kujtojmë se ky hetim ka filluar pas raportit të parë që nisi UEFA në Federatën Shqiptare të Futbollit ku akuzohej Skënderbeu për trukimin e rreth 50 ndeshjeve kombëtare e ndërkombëtare.
Raporti i UEFA-s
Para disa ditësh “Shqiptarja.com” publikoi një raport të dy inspektorëve të UEFA-s që akuzojnë Skënderbeun për trukimin e rezultateve të rreth 50 ndeshjeve ndërkombëtare e të kampionatit shqiptar. Pas këtij raporti Skënderbeu rrezikon një dënim me përjashtim prej 10 vitesh nga kompeticionet europiane dhe 1 milion eruo gjobë.

Me një raport të detajuar prej 93 faqesh jepeshin argumentat e inspektorëve duke analizuar lëvizjet e kuatove të basteve gjatë ndeshjeve të Skënderbeut si dhe sjelljen e çuditshme të ekipit dhe lojtarëve të klubit shqiptar në fushën e lojës. Po kështu në atë raport zbuloheshin edhe lidhjet me botën e basteve të drejtuesve të klubit korçar. Në raportin e UEFA-s përmendeshin si personat kryesorë që kanë influecuar në rezutatet e ndeshjeve ish-ministri i PD Ridvan Bode, presidenti klubit të Skënderbeut Ardjan Takaj dhe ish-presidenti Agim Zeqo.

Në raport listohen edhe rreth 40 ndeshje në kampionatin shqiptar dhe në Kupën e Shqipërisë nga viti 2013 në vitin 2016. Raporti citon edhe disa lojtarë si të dyshuar në trukim. Ata janë portieri Orges Shehi, mbrojtësit Renato Arapi, Tefik Osmani dhe Marko Radas, mesfushori Sabien Lilaj, sulmuesi Bledi Shkëmbi dhe trajneri Mirel Josa.

Shembulli spanjoll 30 arrestime
Kur në Shqipëri organet e drejtësisë pushojnë hetimet ose i lënë dosjet për hetimet për ndeshjet e trukuara në Spanjë janë arrestuar plot 30 persona për manipulime të rezultateve. Dhe aty bëhet fjalë për ndeshje të kategorive të dyta e të treat dhe jot ë kampionatit elitar sin ë vendin tonë dhe qa më keq të ndeshjeve ndërkombëtare siç akuzohet Skënderbeu nga UEFA.

Futbolli spanjoll është përfshirë nga një skandal i madh bastesh, ku plot 50 ndeshje, në Kategorinë e Dytë (Segunda B) dhe në Kategorinë e Tretë (Tercera Division), janë duke u hetuar dhe dyshohet se janë të trukuara. Ka qenë organizata, Federbet, e cila lufton bastet e paligjshme në futboll, e cila ka hedhur dritë mbi trukimet e mundshme. Sipas gazetës spanjolle “El Pais” policia ka arrestuar 30 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë çështje.

Deklarata në 2016
UEFA godet drejtësinë shqiptare: S’bashkëpunuan për Skënderbeun
Nga raporti i hartuar nga UEFA për Skënderbeun, bie në sy se kemi të bëjmë me një punim mjaft voluminoz për të cilin është dashur shumë kohë për të investiguar. Inspektorët e UEFA-s që janë marrë me këtë raport kanë hetuar prej gati dy vitesh të gjitha lidhjet e mundshme të drejtuesve të Skënderbeut, atyre de jure por edhe atyre de facto si ish-ministri Ridvan Bode. Këta inspektorë kanë bërë një punë hetuese që trupëron drejtësinë shqiptare, e cila ka dy vite që nuk ka bërë asnjë hetim për këtë skandal.

Ka dy vite që prokuroria shqiptare ka hapur hetim për ndeshjet e manipuluara, duke marrë edhe raportin e UEFA-s, por e ka vënë në ndonjë sirtar ku e ka harruar. Që në vitin 2016 drejtues të UEFA-s akuzuan drejtësinë shqiptare për mungesë bashkëpunimi në rastin e hetimit të ekipit të Skënderbeut për akuzën e trukimit të ndeshjeve. “Udhëtuam disa herë në Shqipëri për këtë çështje, por kupton që harxhuam shumë kohë dhe para, pasi ishte me të vërtetë e vështirë për të bashkëpunuar me autoritetet vendase” deklaron Emilio Garcia, kreu i njësisë disiplinore dhe integritetit UEFA.

Ndeshjet e trukuara në kampionatin shqiptar sipas UEFA-s

13/11/2010: Skënderbeu vs. Dinamo Tirana

12/12/2010: Skënderbeu vs. Shkumbini

08/12/2010: Teuta vs. Skënderbeu

06/02/2011: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

15/04/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

03/02/2011: KF Tirana vs. Skënderbeu

25/02/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

07/03/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

20/04/2011: Skënderbeu vs. KF Laçi

26/10/2011: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

05/12/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

04/02/2012: KF Laçi vs. Skënderbeu

08/02/2012: Skënderbeu vs. KS Pogradeci

07/03/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

21/03/2012: Skënderbeu vs. KF Laç

26/03/2012: Dajti Kamza vs. Skënderbeu

25/04/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

24/08/2012: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

24/09/2012: Skënderbeu vs. KF Laçi

08/12/2012: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

15/12/2012: Skënderbeu vs. KS Kukesi

19/12/2012: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

04/02/2013: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

17/02/2013: Apolonia Fier vs. Skënderbeu

20/02/2013: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

01/03/2013: KF Laçi vs. Skënderbeu

06/03/2013: KS Kukesi vs. Skënderbeu

12/03/2014: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

30/04/2014: Skënderbeu vs. KS Kukesi

11/09/2014: FK Partizani vs. Skënderbeu

29/10/2014: Skënderbeu vs. KF Elbasani

21/12/2014: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

25/01/2015: KF Elbasani vs. Skënderbeu

31/01/2015: Skënderbeu vs. KF Laçi

16/10/2015: Skënderbeu vs. KS Teuta

18/02/2015: Skënderbeu vs. KS Flamurtari

21/09/2015: Skënderbeu vs. KF Tirana

22/11/2015: Skënderbeu vs. Terbuni Puke

17/02/2016: Skënderbeu vs. Vllaznia

20/04/2016: Skënderbeu vs. KF Laçi

STRATEGJIA
Reagon Skënderbeu: Trukimi është individual, jo kolektiv
Përmes një komunikate të radhës për shtyp, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin public, sa iu përket deklarimeve të bëra nga avokati Zuccheretti gjatë seancës dëgjimore në CAS: “Ashtu siç është transkriptuar qartësisht nga regjistrimet e kësaj seance, përfaqesuesi ynë ligjor në vitin 2016 ka komentuar faktin se luhatjet e koeficenteve të basteve “live” për ndeshjet e KF Skënderbeut janë të pakundërshtueshme, por asesi nuk mund të arrihet në një përfundim se ndeshjet janë të trukuara.

Ky qëndrim i avokatit Zuccheretti është konfirmuar edhe nga CAS, ku në vendimin për moslejimin e klubit tonë të garojë në “Champions League” 2016-2017, ka saktësuar se në analizë të raporteve të “UEFA BFDS”, nuk është e mundur të provohet trukimi i ndeshjeve, apo përfshirja direkte e klubit në këto aktivitete të paligjshme. Ndër të tjera, mundësia e përfshirjes së lojtarëve në trukim ndeshjesh është ngritur thjesht si hipotezë nga ana e përfaqësuesit tonë në proçes, jo si një akuzë, por si një formë për të evidentuar se në një proçes disiplinor, shkeljet dhe shkelësit e disiplinës duhen individualizuar dhe mos të kryhet një proçes populist, ku të gjithë janë të fajshëm, por asnjëri nuk është fajtor.

Ky element ka një prejardhje të drejtpërdrejtë nga praktika gjyqësore e CAS-it dhe gjykatave në rang federal dhe shërben si një garanci për një proçes të rregullt e ligjor.KF Skënderbeu beson tërësisht në integritetin profesional dhe personal të çdo lojtari, apo anëtari të stafit teknik të klubit, aktual dhe të shkuar, e nuk do të ngurrojë në asnjë çast t’i mbrojë ata nga çfarëdolloj akuze të ngritur pa fakte apo bazë ligjore. Së fundi, KF Skënderbeu dënon atë pjesë të medias së shkruar dhe vizive, e cila në padijeni të plotë ndaj fakteve dhe argumenteve ligjore, dekontekstualizon thëniet e përfaqësuesit tonë ligjor për qëllime destabilizuese apo denigruese. Sa iu përket pretendimeve të inspektoreve të UEFA-s ne lidhje me këtë keqpërdorim të thënieve të avokatit Zuccheretti, përgjigjia e KF Skënderbeut do të jepet në rrugë gjyqësore, ku nuk do të kursehemi në asnjë çast për të mbrojtur integritetin, rezultatet dhe meritat e familjes tonë të madhe sportive”.

 

Related posts

BEFASON PSG/ Klubi francez mohon INTERESIMIN për yllin e TOTTENHAM

Isa.Autor

“TRONDIT” TIFOZËT ZIKALTËR/ Wanda Nara: Icardi e kishte njërën këmbë larg Interit, e kishte shitur…

Isa.Autor

PROBLEME ME DOKUMENTET/ Të huajt e Skënderbeut me sytë nga Egjipt. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Leave a Comment