Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRFORMANCA TË SHKËLQYERA NË ITALI/ Mbrojtësi Kumbulla kryeson listën, ja sa vlen kartoni i shqiptarit

Performancat e shkëlqyera në fushën e lojës dhe interesimi i klubeve më të mëdha në Europë kanë bërë që vlera e Marash Kumbullës të rritet ndjeshëm në merkato. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare bashkë me Luis Alberton janë dy lojtarët e kampionatit italian që kanë pësuar më shumë rritje kohët e fundit.

Kartoni i mbrojtësit të Veronës është 25 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari shqiptar më i shtrenjtë në qarkullim, bashkë me Tomas Strakoshën. Të dy futbollistët kuqezinj janë të parët në Kombëtaren shqiptare dhe këtë e kanë arritur me ndeshjet e shkëlqyera në Serinë A.

Kumbulla konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të kampionatit italian dhe rritjen e tij po e ndjekin skuadra të mëdha si Interi, Juventusi dhe shumë të tjera në Europë. Dortmundi dhe të tjera skuadra në Angli duan të transferojnë shqiptarin në verë, edhe pse Interi duket i avantazhuar.

Related posts

PAS FITORES NDAJ ARSENALIT/ Klopp: Për pak sa nuk qava nga ai gjest, sepse të…

Delo.autor

Memelli: Izoluam sulmin e Partizanit, keqardhje të mundesh nga një episod

Isa.Autor

Trajneri Kraja projekton ndryshime radikale, ja kush rrezikon formacionin te Vllaznia

Sadik.Autor

Leave a Comment