Futboll Ligue 1

PSG “blindon” Verratti dhe cakton çmimin për Thiago Silva-n!

Paris SG nuk heq dorë nga Marco Verratti. Sipas asaj që ka shkruar gazeta franceze “L’Equipe”, klubi parisien vazhdon të refuzojë ofertat e Barcelonës për të marrë mesfushorin italian. Ashtu si ndodhi në verën e kaluar, klubi francez i ka thënë “jo” dëshirës së katalanasve për të nisur bisedimet për blerjen e Verratti.

Ndërkohë, në fund të sezonit Thiago Silva mund të largohet nga Paris SG. Sipas asaj që bën të ditur gazeta e lartpërmendur ka disa klube që janë interesuar për qendërmbrojtësin brazilian që ka përfunduar në stol dhe parisienët kërkojnë të paktën 15 milionë euro për futbollistin që blenë për 40 milionë euro nga Milan, katër vite më parë.

Related posts

INTERVISTA/ De Biazi, nga telefonata me Rejan te italiani i Partizanit: Në rrugën e duhur

F.autor

YLLI BRAZILIAN NË QENDËR TË POLEMIKAVE/ CR7 zbulon: Shpresoj që Neymar të luajë me…

Delo.autor

DERBI I ANGLISË/ Pas një asist nga Rashford, Luke Shaw ndëshkon Manchester City-n me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment