Futboll Seria A Sport

RANGNICK-MILAN/ Marrëveshje për Krishtlindje, ja detajet e kontratës 3-vjeçare

Ralf Rangnick është profili i identifikuar nga Elliott për rinisjen e projektit të Milanit nga vera e ardhshme. Konfirmimi i Stefano Piolit mbetet një enigmë, ndërkohë që shfaqen detaje mbi atë që mund të marrë “timonin” e kuqezinjve në korrik. “Gazzetta dello Sport” raporton se ish-trajneri i Leipzig është kontaktuar nga emisarët e fondit amerikan, që ka presidencën e skuadrës së njohur të Serie A. Gjithçka ka nisur më 23 dhjetor. Milani turpërohet 5-0 përballë Atalantës, në Bergamo, kështu që Elliott vendos të fillojë kontaktet me Rangnick.

Flitet për takime në një lokacion sekret dhe marrëveshje të arritur mes palëve. Kontratë 3-vjeçare, me opsion për një sezon shtesë, por edhe një klauzolë ndarjeje, që do t’i lejonte Milanit të orientohej te trajnerë të tjerë në rast se ndryshojnë planet dhe gjermani nuk performon shumë mirë. Të gjitha këto kanë ndodhur para ngjitjes së Milanit me Pioli në krye, i cili tani ka përpara një pengesë të re, sikurse janë këto zëra për zëvendësuesin e tij gjerman.

Shpërthimi i Boban ishte i lidhur pikërisht me aferën “Rangnick”, ndërkohë që Gazidis dhe klubi vijojnë të mohojnë trajnerin në hije. Ata mbajnë me “gajret” Piolin dhe kuqezinjtë, që të mos dorëzohen psikologjikisht në këtë pikë të sezonit, por përqendrimi dhe kohezioni duket se është lëkundur. Le të presim si do të rrjedhin ngjarjet.

Related posts

ZYRTARE/ Pas trajnerit, Chelesa firmos me lojtarin që shkëlqeu tek Napoli

Isa.Autor

Kampioni i botës me ITALINË/ Nuk kam për të DREJTUAR KURRË në Serinë A

Isa.Autor

Marca ironizon Mourinhon: Me 300 milionë euro do ta kishe këtë superformacion

Q.Autor

Leave a Comment