Futboll

Raul mesazh Realit: “Zidane, i duhuri për Madridin”

Raul shpreson që Zidani të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Madrid.

Raul Gonzales, legjenda e Real Madridit, tani krahu i djathtë i Florentino Perez, ka bërë të ditur se dëshira e të gjithëve është që Zinedine Zidane të vazhdojë të jetë trajner i Los Blancos edhe sezonin e ardhshëm.

Reali rrezikon të mbesë pa trofe këtë edicion, çka ka shtyrë mediat të spekulojnë për të ardhmen e francezit.

“Zidane është fantastik, ka qenë këtu për dy vite dhe ka fituar dy Champions League, La Ligan dhe shumë trofe tjera”, u shpreh Raul.

“Zidani është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin dhe duam që të vazhdojë këtu edhe në të ardhmen”, shtoi Raul.

Related posts

HEDH POSHTË OFERTËN E JUVENTUS/ Trajneri Pochettino: Për mua klubi më i mirë është…

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Mbrojtësi Sadriu: Po përgatitemi që ta kthejmë në festë ndeshjen e radhës

Delo.autor

RIKTHIM I RËNDËSISHËM TEK REALI/ Ancelotti grumbullon sulmuesin

F.autor

Leave a Comment