Futboll Seria A

Receta e rilindjes së Milanit, ja si Gattuso fitoi zemrat kuqezi

Që kur Gennaro Gattuso ka marrë drejtimin e Milanit, që shkarkoi ish-trajneri Vincenzo Montella, kuqezinjtë jo vetëm kanë dalë nga një krizë ë dukej e pafundme, por duket se janë futur sërish në garë për një vend që të çon në Champions League. Nën drejtimin e ish-mesfushorit Milani ka fituar 5 nga 6 takimet e fundit në kampionat dhe në një kohë të shkurtër ka rikuperuar gjashtë pikë me Romën, 7 me Lazion dhe 9 me Interin. Me punën e bërë Gattuso ka nisu t’i marrë shpejt frytet e punës, por jo vetëm, pasi ka fituar besimin dhe respektin e të gjithë në kampin kuqezi.

Por si ka ndryshuar Milani dhe mbi ç’baza? Corriere della Sera shkruan se “receta” e Gattuso-s është shumë e thjeshtë: harmoni me mjedisin, intensitet në stërvitje dhe qartësi me grupin. Me pak koncepte, por shumë të qarta: trajneri i Milanit ka arritur të rritë kuqezinjtë dhe të kthejë entuziazmin në një ekip që përjetoi një periudhë të gjatë negative gjatë vjeshtë. Vetëm një kujtim i keq ajo periudhë, ndërkohë që tani në shtëpinë kuqezi e shohin të ardhmen me optimizëm të madh, aq shumë saqë tani janë rikthyer dhe flasin për vendin e katërt dhe Champions League.

Në gjithë këtë merita të mëdha në rilindjen e Milantit ka Gattuso. Nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion duke më i dhënë shumë siguri titullarëve, ka ndryshuar krejtësisht përgatitjet atletike të ekipit si dhe ka rikuperuar shumë lojtarë që gjatë javëve të mëparshme kishin qenë poshtë pritshmërive. Në “Milanello” tanimë të gjithë janë të çmendur për Rino-n dhe shumë shpejt pritet të vijë konfirmimi për sezonin e ardhshëm. Rinovimi është i gatshëm.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Barcelona thyen mallkimin dhe mposht Dynamo Kyiv, Pique në histori

Delo.autor

Dhuna në futboll, UEFA kërkon dënime shembullore

Q.Autor

AKUZAT DREJT PORTUGEZIT/ Cristiano Ronaldo është ikona e korrupsionit në futboll

Isa.Autor

Leave a Comment