Të tjera

Federer mund të tërhiqet edhe këtë sezon nga turnetë e fushave me dhè

Roger Federer mund të mos luajë edhe këtë vit në turnetë që zhvillohen në fushat me dhè, përfshi edhe grand slemin e Roland Garros, ashtu sikurse ndodhi edhe një vit më parë. Zvicerani, që këtë javë u rikthye në krye të renditjes botërore, po mendon të mos paraqitet në sipërfaqen me dhè, një sipërfaqe ku ai nuk ndidhet shumë komod dhe ku vitet e fundit ka pësuar dëmtime.

Ndaj, për të ruajtur formën, Federer mund të mos luajë në turnetë e dushave me dhè për t’u rikthyer në sipërfaqen e tij të preferuar, fushat me bar. Edhe vjet, tenisti zviceran nuk luajti asnjë ndeshje në fushat me dhè, sipërfaqja e preferuar e Rafael Nadal, rivalit të tij kryesor. Për momentin, Federer do të luajë në turneu Masters të Indian Wells dhe Majemi, që nisin në mesin e marsit në Amerikë dhe më pas do të nisë pushimet. Në prill nis zyrtarisht sezoni i fushave me dhè.

Related posts

Durant rikthen Warriors te fitorja, Utah nuk ndalet me Mitchell

Q.Autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN E TIJ/ Piloti Hamilton: Mbështes martesat e të njëjtës gjini, dashuria është… (FOTO)

Delo.autor

“NUK KE KU TË FUTESH”/ Ky mund të jetë kundërshtari i radhës për McGregor

Isa.Autor

Leave a Comment