Futboll

“Gattuso ka mentalitet fitues, Montella…”

Calabria ka vetëm fjalë të mira për Gattuson, që e ka ndryshuar pothuajse krejtësisht Milanin.
Milani e mposhti 2-0 Romën të dielën mbrëma dhe sipas Davide Calabrias, që shënoi golin e dytë, kjo ecuri pozitive është falë Gennaro Gattuso, që e ka krijuar mentalitet fitues.

“Gattuso ka mentalitet fitues, ai nuk i neglizhon as detajet e vogla”, tha mbrojtësi i djathtë për “Premium Sport”.

“Kishim mungesë të përshtatjes, apo vazhdueshmërisë, por Gattuso e ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës”, shtoi ai, duke thumbuar në njëfarë mënyre ish trajnerin, Vincenzo Montella.

21 vjeçari, që u rrit duke shikuar legjendën e Milanit, Paolo Maldini, u pyet për lojtarët që tani i ndjekë e që janë idhuj për pozitën ku ai luan.

“Do të thosha Dani Carvajal dhe David Alaba, janë lojtarë shumë të rëndësishëm”, shtoi Calabria.

Related posts

I DHA FUND FUTBOLLIT NË 2018/ Legjenda Totti: Në tregun e sotëm do të vleja 200 milion euro

Delo.autor

ËSHTË DJALI I DAVID BECKHAM/ Cruz kritikohet për pozat provokuese: Si një prostitutë e droguar (FOTO)

Delo.autor

I SURPRIZON TË GJITHË/ Ballkani i Bledi Shkëmbit shkëlqen në miqësore, “leksion” skuadrës së Superligës polake

Delo.autor

Leave a Comment