Futboll La Liga

Rivalë prej 10 vitesh, Mesi: Nuk do të jem asnjëherë mik me Ronaldon

Lionel Mesi është mëse i bindur se me Cristiano Ronaldon do jenë rivalë, ndoshta kolegë në fushë, por kurrë miq jashtë saj. Pavarësisht se “ylli” i Realit të Madridit është shprehur se, në një të ardhme, të dy mund të bëhen shokë, argjentinasi nuk e sheh në të njëjtën mënyrë marrëdhënien e tyre.

Mesi e Ronaldo kanë qenë rivalë për thuajse gjithë karrierën e tyre të shkëlqyer, gjatë së cilës kanë fituar me radhë “Topin e Artë” duke nisur nga viti 2008. Përtej kësaj, ata paraqesin dy superfuqitë e futbollit Spanjoll, Barcelonën e Realin (përballen, me raste, edhe jashtë “La Ligë”-s), ndaj njëri prej tyre, shpeshherë, gëzon nga dëshpërimi i tjetrit.

RIVALË “PËRJETË” – Dyshja ka shfaqur shpesh përbuzje për njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie jashtë punës. Paçka gjithçkaje, CR7 është shprehur më parë se, ndoshta, një ditë, mund të bëhet shok me Mesin, pasi të jenë tërhequr nga futbolli.

“Pleshti” është pyetur gjatë intervistës për revistën “World Soccer” nëse bie dakord me mendimin e Ronaldos, por duket se ka një diferencë të madhe opinionesh mes dy rivalëve “të përjetshëm”: “Nuk e di nëse mund të jemi miq në të ardhmen. Miqësitë ndërtohen duke kaluar kohën së bashku për të njohur njëritjetrin.

Me Kristianon nuk kemi asnjë marrëdhënie, mbi të gjitha sepse takohemi vetëm në ceremonitë e dhënies së çmimeve: është rasti i vetëm kur ne bisedojmë. Jetët tona nuk ndërthuren shumë shpesh”.

Related posts

ÇFARË PO NDODH/ INTERI fiton derbin me MILANIN edhe në tregun kinez

Isa.Autor

Ze Roberto: Kam folur me të, Heynckes e mbyll përfundimisht në fund të sezonit

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË MERKATO/ Manchester United gati 60 milionë euro për mesfushorin portugez…

Delo.autor

Leave a Comment