Futboll Seria A

Roma, Alisson kërkon trefishin e pagës, përndryshe…

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” ka shkruar se interesimi i Liverpool për portierin e Roma Alisson është real dhe kjo ka ngjallur një rrëmujë në klubin vardhekuq. Portieri brazilian është lakuar disa herë opër një kalim në Premier League dhe duket se menaxheri i tij ka rritur ndjeshëm pretendimet. “Calciomercato” ka shkruar të martën se Alisson ka kërkuar 5 milionë euro në sezon, nga 1.5 milionë euro që merr aktualisht dhe krahas saj parashikohet një klauzolë prej 100 milionë eurosh për prishjen e kontratës.

Image result for alisson

Ende nuk është marrë një përgjigje nga klubi i Romës, por verdhekuqtë kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm me pagat tavan dhe trefishimi i pagesës së Alisson duket i pamundur, pavarësisht se 25-vjeçari është konfirmuar si një nga portierët më të mirë në Serie A dhe pritet të jetë titullari i kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Alisson ka një kontratë deri në qershor 2020 dhe nëse nuk rinovon deri në fillim të sezonit të ardhshëm mund të largohet me parametër zero në sezonin tjetër.

Related posts

PËSOI 9 GOLA ME KOMBËTAREN/ Habit portieri i San Marinos, ja çfarë i bëjnë tifozët

Delo.autor

“Bomba e ditës”: Wenger trajner i Kombëtares së njohur!

Sadik.Autor

ÇFARË PO NDODH? Mauro Icardi kontakte sekrete me rivalin e përjetshëm të Interit

F.autor

Leave a Comment