Futboll Seria A Sport

PRITEJ QË TË ULEJ NË STOL SEZONIN E ARDHSHËM/ Bllokohen bisedimet e Juventusit me Sarrin, shkak bëhet..

Pasuesi i Masimiliano Allegrit në stolin e Juventusit pritej që të ishte Mauricio Sarri.

“Zonja e Vjetër” kishte nisur bisedimet me të ku vetë presidenti Agnelli ishte shfaqur në hotelin ku po qëndronte Chelsea gjatë finales së Europa League, ku kishte biseduar personalisht me trajnerin.

“Sky Sport News” raporton se bisedimet janë bllokuar dhe shkak për këtë është bërë skuadra e Chelseat.

Klubi i Chelseat i ka kërkuar Juventusit të paguajë më parë klauzolën që është vendosur për largimin e tij nga Londra.

Klauzola që është vendosur për largimin e trajnerit është rreth 6 milion euro.

Related posts

Ish-mesfushori i Barcelonës: Ronaldo është më i mirë se Messi

Sadik.Autor

Shënoi tripletë ndaj Vardarit, Ibrahimi: Ishte fitore historike

Q.Autor

E BUJSHME/ Reali gati të rikthejë Hakimin, Interi rrezikon. Nuk kanë paguar për lojtarin

Delo.autor

Leave a Comment