Futboll

Ronaldo nuk njeh kufij: Edhe për disa vjet do luaj në nivel të lartë

Në një intervistë në lidhje me profesionalizmin dhe procesin e plakjes, Cristiano Ronaldo përsëriti ambicien e tij për të qëndruar sa më gjatë në piedestalin e më të mirëve të futbollit botëror edhe për disa vite të tjera.

Tashmë 33 vjeç, ylli i Realit flet për nivelin që ka arritur në këtë lojë dhe shpresën dhe ëndrrën për të luajtur në nivelin më të lartë edhe për shumë vite të tjera, duke treguar se nuk ka kufij fizikë.

“Unë kam një ambicie, jam shumë ambicioz”, tha portugezi për revistën “GQ” versioni italian.

“Mendoj se çdokush duhet të ndjekë ëndrrat e tij. Unë ndoqa timen dhe dua të vazhdoj ta bëj, të përmirësohem ende dhe të arrij më shumë. Në nivelin personal ky është një moment fantastik. Fëmijët e mi po rriten, unë ndihem shumë i lumtur me jetën që kam. Në nivelin profesional kalova dy vite shumë të suksesshme, në të cilat fitova trofe me klubin dhe Kombëtaren dhe ndiej se mund të ruaj nivelin më të lartë për vitet që do të vijnë”, deklaroi Ronaldo.

Related posts

Shkëndija-Sherif Tiraspol/ Ja rezultati dhe statistikat e pjesës së parë (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Predha e Çalhanoglu dyfishon shifrat për turqit

Delo.autor

SFDA E GODITJES SË TRAVERSËS/ Humbet bastin me Alexandre Lacazette, Ozil bëhet bjond (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment