Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ “Bomba” e merkatos, Mohamed Salah i vetëofrohet Barcelonës

Mohamed Salah mund të bëhet alternativë për Griezmann, në merkaton verore të Barcelonës. “AS” ka qenë në gjendje të mësojë se sulmuesi egjiptian i është ofruar skuadrës katalanase nga mjedisi i tij i afërt dhe në këtë kohë ka negociata të hapura.

Në ditët e fundit, në fakt, ka pasur disa takime mes njerëzve të besuar të lojtarit dhe drejtuesve të klubit blaugrana për të vetmin qëllim: vlerësimin e të ardhmes së egjiptianit dhe mundësisë së marrjes së tij në “Camp Nou”.

Barcelona, e cila ka folur edhe me njerëzit e Griezmann, si të njohurin Guillermo Amor, është e hapur për çdo mundësi që të përforcojë një zonë të fushës, që ende e konsideron zbuluar, pavarësisht ardhjes së Dembele, verën e kaluar.

Opsioni “Salah” do të ishte alternativa më e mirë e mundshme për Griezmann. Egjiptiani është emëruar lojtari më i mirë i Premier League në sezonin e fundit dhe ishte golashënuesi më i mirë, me 32 gola. Hap  cilësor, gjithashtu, ka rezultuar për të sezoni fenomenal në Ligën e Kampionëve, ku ai arriti në finale dhe vetëm një lëndim në ndeshjen finale kundër Real Madridit, në Kiev, e ka privuar atë nga lufta për titullin.

Përveç kësaj, ai e ka kualifikuar Egjiptin për në Kupën Botërore të Rusisë dhe do të jetë yll i “faraonëve” në këtë turne të kësaj vere, pavarësisht se është dëmtuar në shpatull. Ashtu si me të gjitha yjet e veta, Liverpool është i gatshëm ta shesë Salah, megjithëse do të kërkojë më shumë se 100 milionë euro.

Related posts

Ky është goli që iu anulua Brazilit. Shikojeni dhe gjykojeni vetë (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULOHET SEKRETI/ Neville: Mourinho, i pafajshëm! Ja cili është problemi i Man United…

Isa.Autor

Milan harron Beneventon, nisë përgatitjen ndaj Bolognas (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment