Futboll Premier League

Rooney: Kane do të largohet nga Tottenham në kërkim të trofeve

Ish-kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, beson se ylli anglez Harry Kane mund ta braktisë Tottenhamin në kërkim të trofeve.

Kane – i cili është lidhur me një kalim te Real Madridi –  është bërë njëri prej sulmuesve më vdekjeprurës në Evropë, pasi e ka fituar këpucën e artë në Premierligë në dy sezonet e fundit, transmeton Express.

24-vjeçari është i pari në listën e top golashënuesve edhe në këtë sezon, me 22 gola. Ai e shënoi golin e 100 në Premierligë në fundjavë në derbi ndaj Liverpoolit.

Rooney mendon se Kane është mbase sulmuesi më i mirë në Evropë tani dhe se do të largohet nga Tottenhami nëse nuk fiton trofe në dy vitet e ardhshme.

“Për momentin, ai është mbase sulmuesin më i mirë në Evropë. Problemi që Tottenham do ta ketë është se motivi i tij janë golat, ama motivimi i tij do të ndryshojë nga gola në trofe. Dhe nëse Tottenham nuk fiton trofe vitin e ardhshëm apo në dy vitet e ardhshëm, atëherë ai do të kërkojë të fitojë trofe diku tjetër”, ka thënë Rooney për Sky Sports.

Related posts

Sfidë totale mes Inter dhe Atletico, talenti argjentinas i thotë “po” zikaltërve pasi nënshkruan me madrilenët

Q.Autor

“Antipasta” e finales/ Belgjikë-Angli diskutojnë vendin e tretë në “Rusi 2018”

Isa.Autor

LIVE/ SHQIPËRI-SKOCI: Traversa shpëton kuqezinjtë nga pësimi i golit të pestë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment