Futboll Kategoria Superiore Sport

U TRANSFERUA TEK “DEMAT”/ Zbulohen prapaskenat si Partizani ia “mori” Kaçen Tiranës

Partizani afroi shumë futbollistë gjatë merkatos së verës, por pati edhe një eksod largimesh, ku disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit u larguan drejt kampionateve të tjera. Lëvizja më e papritur ishte ajo e Esat Malës, i cili u largua drejt Girensusporit në Turqi, për t’u rikthyer sërish një muaj më vonë në formë huazimi te “demat e kuq”. Gjithashtu, Partizani afroi edhe Ergys Kaçen, ndoshta goditja më e bujshme e verës në kampionatin shqiptar.

PRAPASKENAT – Ergys Kaçe ka qenë në kontakte me klubin e Tiranës që në fund të muajit maj përmes një menaxheri të njohur shqiptar në Greqi.

Mesfushori, që dy ditë më parë u prezantua te Partizani, ka pasur negociata të vazhdueshme me bardheblutë, madje u kishte dhënë një “gjysmë fjale” se në rast se nuk do të gjente ekip në Europë, atëherë do të vinte te bardheblutë.

Por, më pas ka marrë gjithçka një rrjedhë tjetër, sepse Partizani është futur fuqishëm në lojë dhe ka qenë vetë Olsi Rama që ka negociuar me lojtarin për disa ditë.

Kaçe e dribloi Tiranën për “demat e kuq” edhe duke e ditur se u largua nga mesfusha Jurgen Çelhaka dhe do të kishte praktikisht një vend titullari të sigurt.

Related posts

PAS DISFATËS NDAJ VALENCIAS/ Trajneri Setien: Humbëm nga gabimet tona të shumta!

Delo.autor

Trajneri i Kroacisë kritikon Sampaolin: Nuk e kam bërë kurrë një veprim të tillë në karrierën time

Sadik.Autor

Greqia tenton të “rrëmbejë” yllin e Kombëtares, talenti pritet të braktisë kuqezinjtë

Q.Autor

Leave a Comment