Futboll Sport

PROTAGONIST NË 2 NDESHJE ME HOLANDËN/ Fqinjët komplimente mbrojtësit: Më i urti i lagjes, jo si Depay…

Denzel Dumfries, mbrojtësi i djathtë i Holandës, është pa dyshim protagonisti absolut i portokallinjve në këto dy ndeshje të para të Europianit, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë madje në dy takimet e para për “Tulipanët”.

Por përveçse një profesionist dhe një mbrojtës me nuhatjen e goleadorit, Dumfris është edhe djali më i mirë i lagjes ku jeton në Holandë. E përditshmja “De Telegraaf” ka bërë një “xhiro” në zonën ku banon futbollisti i PSV-së, me fqinjët që kanë thurur elozhe për të: “Denzel është më i urti i lagjes sonë. Asnjëherë nuk ka shkaktuar asnjë problem, ndonëse mjaft futbollistë të tjerë për shembull dihet që ndonjëherë shkaktojnë edhe zhurmë me festat e tyre.

Në lagjen tonë ka shtëpi edhe Depai, por kur ai vjen për vizitë, oh… Gjithsesi, edhe pse Dumfris është shumë i urtë, këto ditë kur ka luajtur Holanda kemi qenë ne fqinjët që kemi shkaktuar zhurmë. Kuptohet, nga emocionet që na ka dhuruar ai me golat e tij dhe shpresojmë që ky Europian të jetë fantastik për të dhe Holanda të shkojë sa më larg të jetë e mundur”, u shprehën disa nga fqinjët e mbrojtësit holandez

Related posts

Nga CALDARA tek MORATA/ Njihuni me formacionin e mundshëm të Milanit për sezonin e ri (VIDEO)

Isa.Autor

Bayern, ideja e re për stolin është Mauricio Pochettino

Sadik.Autor

Të fiksuar pas Emanuele Ndoj, në Serie A bëjnë gati milionat

Sadik.Autor

Leave a Comment