Champions League Futboll Sport

LUAN TENIS ME SCHALKEN/ Të besuarit e Guardiolës “shkatërrojnë” gjermanët dhe kalojnë në çerekfinale

Pas fitores dramatike 3-2 në Gelsenkirchen, Manchester City e ka kthyer në një ndeshje stërvitore ndeshjen e kthimit ndaj Schalke duke fituar 7-0 në Etihad.

The Citizens kanë shkatërruar skuadrën gjermane në shtëpi duke bërë një kalim të sigurt në çerekfinale.

Ishte Aguero ai që me dopietën e tij brenda tre minutave nisi festivalin e golave për vendasit.

Sane shënoi pak përpara pushimit golin e tretë. Pas pushimit, City nuk e uli ritmin dhe gjeti golin katër herë të tjera me Sterling, Silva, Foden dhe Gabriel Jesus.

Një paraqitje bindëse e të besuarve të Pep Guardiola-s. Kjo ishte ndeshja e dhjetë këtë sezon që City shënon më shumë se pesë gola.

Sergio Aguero ka shënuar golin e 11 në shtatë ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarëve gjermanë.

Related posts

ÇFARË LOJTARËSH/ Ky është formacioni më i “SHTRENJTË” në historinë e “El Clasicos”

Isa.Autor

GUARDIOLA PIKETON “MURIN” E INTER/ Kampionët e Anglisë propozojnë shkëmbimin me…

Delo.autor

NUK KISHTE RRUGË TJETËR/ Humbi Kupën e Libertadores, largohet trajneri i Boca Juniors

Isa.Autor

Leave a Comment