Herolind Shala është rikthyer në fushë dhe ka lënë mbrapa lëndimin e gjatë që e la jashtë për disa muaj.

Futbollisti nga Kosova në ndeshjen e fundit ndaj Brondbyt ishte titullar dhe luajti 90 minuta për skuadrën e tij Lyngby.

26-vjeçari ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i gëzuar tifozët e tij në rrjetin social Facebook.

Në bashkëpunim me Lyngbyn, Shala do të dhurojë dy bileta për ndeshjen e 24 shkurtit ndaj Aarhaus.

Përveç biletave mesfushori nga Drenasi do të dhurojë edhe një fanellë të tijën për një tifoz fatlum.

“Keni mundësi për ta fituar një fanellë timen të skuadrës Lyngby Boldklub si dhe dy bileta për ndeshjen e të shtunës me 24 shkurt në ora 16:00 kundër Aarhaus”.

“Kjo lojë vlen për të gjithë miqtë e mijë që janë në këtë faqe, nga e gjithë bota si në Kosovë, Shqipëri, Norvegji, Danimarkë, Turqi dhe vende tjera”.

“Rregullat e lojës janë: Pëlqejeni faqen time, pëlqeni statusin dhe bëni ‘Tagg’ një shok ose shoqe që do të dëshironit ta shihni Lyngbyn drejtpërdrejt në stadium. Fituesi do të zgjidhet automatikisht të dielën në mbrëmje”, ka shkruar Shala në faqen e tij zyrtare.