Futboll La Liga Sport

URON “PLESHTIN” PËR REKORDIN E BARAZUAR ME TË/ Legjenda Pele: Histori si e jona do të jenë gjithnjë e më të rralla

Lionel Mesi njësoj si Pele sot është bërë realitet. Sulmuesi i Barcelonës, pavarësisht momentit negativ të skuadrës ka realizuar sot golin e 643 në të gjitha kompeticionet me fanellën e klubit blaugrana.

E njëjta shifër edhe të legjendës braziliane në të gjithë rrugëtimin e përshkuar me klubin e Santosit. Të menjëherëshme kanë qenë urimet e Peles, ku në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram” ka “duartrokitur” yllin argjentinas: ”

Kur zemra është e mbushur me dashuri, është e vështirë të ndryshosh rrugën e dikujt. Ashtu si ti, unë e di se si është të duash të njëjtën fanellë çdo ditë. Ashtu si ty, unë e di se nuk ka asgjë më të mirë se të luash në vendin që ne ndihemi si në shtëpinë tonë.

Urime për rekordin tënd historik, por mbi të gjitha urime për rrugëtimin me Barcelonën. Histori si e jona do të jenë gjithnjë e më të rralla në futboll. Unë të admiroj shumë ”, përfundoi O’Rey, duke etiketuar vetë Mesin.

FOTO

Related posts

VIDEO/ Kushtoi 160 mln euro, Coutinho turpërohet keq gjatë prezantimit

Q.Autor

MOVIOLA/ Prekja me dorë e mbrojtësit të Udinezes, penallti e padiskutueshme për Milanin

Delo.autor

E PAZAKONTË NË UKRAINË/ Feston golin e skuadrës kundërshtare, lojtari akuzohet për trukim ndeshje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment