Kategoria Superiore Shqipëri

Shënoi dopietë, Guri: Ky është sekreti jonë Ti mund ta lexosh

Shënoi golin e barazimit dhe atë të “vulosjes” së fitores për Kukësin. Sidrit Guri është një nga lojtarët e momentit te Kukësi dhe po përjeton momente mjaft të mira. Ai së bashku me Bakajn po mbajnë lart ritmin e skuadrës dhe po shpërblejnë besimin e stafit teknik.

Pas ndeshjes, shkodrani thotë se çelësi i suksesit të skuadrës qëndron në dhomat e zhveshjes, aty ku i japin kurajë njëri-tjetrit. Më pas, në lojë ata treguar se në 45 minuta mund të bëjnë gjithçka. Sa i përket kombëtares, duket se për të është ende herët.

“Terreni nuk ishte i përshtatshëm për lojën si fillim. Përveç golit, Partizani nuk bëri asgjë më tepër. Kur hymë në dhomat e zhveshjes i thamë njëri-tjetrit që duhet ta kthejmë rezultatin dhe në fund ia dolëm. Uroj të kap shifrat dyshe me gola”.

“Unë nuk jam portier dhe nga unë të gjithë presin gola. Si unë dhe Bakaj po shënojmë dhe kjo është pozitive. Ne jemi të përqendruar në fushë dhe tifozët kanë punën e tyre. Terreni ndoshta bëri që dyluftimet të ishin pak të ashpra”.

“Goli i dytë? Kisha hapësira të shumta dhe e godita vetë topin që shkoi në rrjetë. Futemi në lojë me vonesë dhe trajneri po mundohet ta rregullojë këtë pjesë. Ne dënohemi nga një gol dhe pastaj fillojmë e luajmë. Duhet të luajmë nga minuta e parë deri në të fundi njësoj. Kombëtarja? Unë mundohem të bëj më të mirën dhe uroj që të më marrin dhe pse të mos jem pjesë e kombëtares”.

Related posts

PUNIMET NË “ARENËN KOMBËTARE” DREJT FUNDIT/ Flet presidenti Duka: Stadiumi për ndeshjen ndaj Francës do të……

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Daja me “11 klasikët”, Shehi ka dilema në sulm. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Luftëtari: Përfundon pjesa e parë, avantazh komod i gjirokastritëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment