Futboll Kategoria Superiore Sport

“KEMI NË EKIP LOJTARË ME EKSPERIENCË DHE KAMPIONË”/ Trajneri Shehi: Derbi? T’i ngjisim shkallët një nga një, jo me…

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u shfaq optimist para derbit, me Partizanin, që skuadra bardheblu do të luajë ditën e shtunë. Në një prononcim për “RTSH Sport”, tekniku durrsak u shpreh se kampionët në fuqi e kanë stofin për të pretenduar më shumë se Europa këtë sezon.

SITUATA TE TIRANA- Ndoshta ndonjëherë duhet të ndryshojmë edhe për shkak të lojtarëve dhe situatës që jemi. Kemi pasur mungesa prej COVID-it dhe dëmtimit. Nuk është e thënë të luajmë gjithmonë kështu. Mund të ndryshojmë edhe skemën.

E SHKUARA- Nuk duhet të merrem çfarë ka ndodhur në të shkuarën, foksohem vetëm tek e tashmja. Skuadra vuante pak rezultatet. Këtë ma konfirmuan pas fitores në Fier, e pashë nga mënyra si festuam. Kemi bërë mirë 3 ndeshjet e fundit. Besoj se kemi kaluar situatën e vështirë ku ishim.

Është për t’u vlerësuar karakteri që çunat treguan. Unë mendoj që ata lojtarë që janë futur, e kanë përligjur besimin.

VAIRINEN DHE BEHIRAÇE– Janë 2 prurje të reja, duan pak kohë të përshtaten, vijnë nga vende që ndryshojnë shumë gjëra. Nuk kam një përshtypje të qartë. Kanë besimin tim, ma kanë justifikuar atë që kanë dhënë. Janë pjesë e rëndësishme e skuadrës.

LARGIMI I MUÇIT- Personalisht jam i mendimit, që në futbollin modern, situate ndryshojnë nga momenti në moment, kemi humbur pak nga cilësia, por është strategji e mirë e klubit, për të shitur lojtarë, si klubet Europiane.

DERBI- Që në momentin që e mora skuadrën deri tani, rikuperimi i pikëve është e kënaqshme, mund të kishim bërë më mirë,  por është një garë e gjatë, do të provojmë të gjitha mënyrat për t’u ngritur. T’i ngjisim shkallët një nga një, jo me ashensor.

E shkuara ime si futbollist kam qenë 4 vite te Partizani. Shumë pak e dinë që kam qenë pjesë e Partizanit. Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi kaq të madh si Tirana. Do ta presim me qetësi dhe besim derbin.

Nuk duhet të foksuohemi te individët, kemi individë që bëjnë diferencën. Lojtarë me eksperiencë dhe kampionë. Vetëm ta zgjidhim, por nuk do të foksohemi te individi, por vetëm te skuadra. Tirana e ka stolin për të pretenduar më shumë se Europa”, u shpreh Shehi.

Related posts

Pika me Luftëtarin, Dalipi: Morëm një rezultat pozitiv, zërat e merkatos kanë ndikuar tek skuadra

Sadik.Autor

HOLANDË-ÇEKI/ Të dyja kombëtaret kërkojnë triumfin për të kaluar për në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

REAGIM I FORTË/ Përjashtimi i BEHRAMIT, mediat zvicerane kritikojnë Federatën

Isa.Autor

Leave a Comment