Futboll Seria A

Shënoi tripletë, Higuain: Ky titull varet vetëm nga ne!

Për Higuain, ajo ndaj Sassuolo është një triplet speciale. E para me fanellën bardhezi. Juventus ndërkohë vijon garën kokë më kokë me Napoli për kreun e klasifikimit. Shtatë golat e shënuar sot ndaj Sassuolo bëjnë të shpresohet, por në horizont duken sfidat e ardhshme të Firenze dhe ajo me Tottenham, ndërkohë që infermieria vijon të mbushet. Pipita është optimist dhe shijon momentin: “Kjo tripletë përfaqëson një moment shumë të bukur, skuadra ka bërë një ndeshje të madhe, kemi arritur edhe një herë tjetër ta mbajmë portën të pa cënuar dhe duhet të vijojmë në këtë rrugë”.

Tripleta e fundit e Higuain datonte me ditën kur ai arriti rekordin e golave me fanellën e Napoli. Që nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë gjëra: “Unë tentoj gjithmonë të përmirësohet dhe të rritem. Besoj se kjo duhet të jetë përulësia e futbollistit. Duhet mësuar gjithmonë dhe të dihet se për tu bërë më i miri duhet gjithmonë të vihesh në diskutim. Ndaj, unë e bëj këtë ditë pas dite, madje edhe pas këtyre tre golave duhet të përmirësohem akoma. Jo, jo. Kjo fitore 7-0 nuk është një mesazh për askënd. Ne nuk i dërgojmë mesazhe askujt. I dërgojmë një mesazh vetes tonë, sepse ky kampionat varet vetëm nga ne”.

Related posts

Balotelli poston video në Instagram me golat e tij më të mirë, kërkon kthimin te Italia?

Q.Autor

VIZITA NË LONDËR/ Zbulohet pse LOW NUK takoi Ozilin, por vetëm Mustafin dhe…

Isa.Autor

Joao Mario shënon super gol ndaj Tunizisë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment