Futboll Seria A

Gattuso: Ky Milan më ngjan mua, dua të shoh helmin!

Rino Gattuso është vetëm gjysmë i lumtur pas barazimit 1-1 që Milan arriti në Udine. “Ka hidhërim të madh, pasi kemi realizuar një prej paraqitjeve më të mira të këtij sezoni. Na mungon goditja fatale dhe na duhet kohë, por po rritemi”, deklaroi trajneri kuqezi, i cili në lidhje me kartonin e kuq të Calabria deklaroi: “Kjo skuadër nuk është e keqe, por ky është kartoni i gjashtë i kuq gjatë këtij sezoni. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. André Silva? Ka bërë një paraqitje shumë të mirë”.

“Kemi luajtur me personalitet, me dëshirë dhe me konceptet e duhura. Na vjen keq por edhe barazimi qëndron. Jemi një skuadër e re dhe shumë herë mund të ndodhin të tilla episode. Mbaj dhe shijoj paraqitjen, ndërkohë edhe kundërshtarët po paraqiten shumë mirë. Kemi mundisnë që të shënojmë më shumë gola dhe duhet të përmirësohemi. Por Roma nuk u ndërtua në një ditë! Unë i stresoj futbollistët kur janë brenda në fushë, jo kur janë jashtë, pasi kur punohet duhet bërë me dëshirë, më pas jashtë fushe i lë të qetë lojtarët. Dua të shoh helmin dhe jam i lumtur nëse ndonjëri më sheh egër dhe nevrikoset. Por kur propozoj diçka nuk duhet të mungojë, dua paraqitje të mira.. Ky Milan më ngjan mua, nuk jam i bukur, kam mjekër të çrregullt dhe kam rrathët e syve”, deklaroi Gattuso.

Related posts

Milani i madh? Kjo është rruga, Mirabelli e ka planin “madhështor”!

Sadik.Autor

JUVENTUS-MILAN/ “Zonja e Vjetër” barazon shifrat, shënon Dybala nga piak e bardhë

Delo.autor

Guardiola e ka seriozisht, 65 milionë euro për yllin e Serisë A

Q.Autor

Leave a Comment