Futboll La Liga

Shënojnë Suarez dhe Alba, Barcelona nuk njeh pengesa!

Një gol i shënuar nga Luis Suarez, pas çerekore lojë, dhe goli i Jordi Alba, dy minuta para fundit, i kanë mjaftuar skuadrës së Barcelonës për të fituar 2-0 në fushën e Eibar, duke konsoliduar pozitat në krye të La Liga. Sulmuesi uraguajan u shërbye në mënyrë të shkëlqyer nga Lionel Messi dhe shënoi golin e tij numër 17 në këtë kampionat, tre më pak se Messi. Alba shënoi me portën e boshatisur, sërish pas kontributit të Messi. Barça ruan vendin e parë me 10 pikë më shumë se Atletico e Madrid, që mban vendin e dytë dhe ka luajtur një ndeshje me pak, atë që do të zhvillojë nesër kundër Bilbao.

Kjo ishte humbja e tetë për Eibar në po aq përballje me ekipin katalanas në La Liga, teksa vendasit luajtëm me dhjetë futbollistë në 30 minutat e fundit si pasojë e kartonit të kuq të marrë nga Fabián Orellana. Kurioz është fakti se ky ishte kartoni i kuq numër 6 për këtë futbollist në kampionatin spanjoll dhe tre të tillë janë marrë në ndeshjet kundër Barcelonës. Të martën e ardhshme, Barça do të ndeshet kundër Chelsea në 1/8-t e finaleve të Champions League në “Stamford Bridge”. Barcelona është në garë për të realizuar “tripletën” e trofeve pasi ka arritur edhe në finalen e Kupës së Mbretit kundër Sevilla.

Related posts

KRYQËZON LUKAKUN PËR LARGIMIN NGA INTER/ Ish-sulmuesi Milito: Dha premtime që s’i mbajti, tifozët janë të…

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE NIS PUSHIMET/ Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SKËNDERBEUT/ Trajneri Gega: Asnjë gjë s’kemi në dorë për…

Delo.autor

Leave a Comment