Të tjera

Pretendentët fitore të lehta, Barleti Volej, Tirana e Partizani bëjnë detyrën

Asnjë ndryshim në renditjen e Grupit A1 në volejboll për femra, ku të gjitha skuadrat pretendente për titull kanë fituar në sfidat e luajtura sot, të vlefshme për javën e 9-të të Kampionatit Kombëtar. Barleti Volej ruan kreun dhe diferencën prej 6 pikësh ndaj rivalëve, pas fitores 3-0 arritur sot pasdite në “Asllan Rusi” ndaj Vllaznisë. Një ndeshje që nisi me rivalitet dhe emocione, me mikeshat nga Shkodra që tentuan surprizën në setin e parë, por gabuan në pikët e fundit, ku barleti fitoi 27-25. Më pas, ndeshja u kthye në formalitet për kampionet, që fituan me lehtësi 25-13 dhe 25-14 dy setet e tjera, duke korrur suksesin e 9-të në po kaq javë kampionat të luajtura.

3-0 fiton edhe Partizani, që mundi Teutën në fushën e kësaj të fundit. Një sfidë që dhuroi një lojë të bukur vetëm në setin e dytë, ku vendaset tentuan të barazojnë shifrat pasi humbën setin e parë. Por kjo ishte shumë pak për durrsaket, që pësuan një humbje që i largon nga trioja kryesuese, ndërsa Partizani korr fitoren e dytë radhazi në këtë fazë. Tirana del fituese nga fusha e Lushnjës dhe rikthehet të suksesi në kampionat. Volejbollistet bardheblu fituan 3-0 dhe mbajnë vendin e dytë në renditje, në një ndeshje të dominuar nga kryeqytetaset, që korrën suksesin e 7-të sezonal. Fiton edhe Skënderbeu, që në Korçë mundi 3-0 Korabin e vendit të fundit, duke marrë 3 pikë shprese për një vend në play off. Ndeshje e dominuar nga korçaret, që e merituan fitoren.

Volejboll – Femra Grupi A1, java e 9-të (17 shkurt)

Skënderbeu – Korabi, 3-0 (25-15, 25-16, 25-17)

Lushnja – Tirana, 0-3 (23-25, 20-25, 18-25)

Barleti Volley – Vllaznia, 3-0 (27-25, 25-13, 25-14)

Teuta – Partizani, 0-3 (15-25, 24-26, 17-25)

Renditja: Barleti Volley 27 pikë (9/0), Tirana 21 pikë (7/2), Partizani 20 pikë (7/2), Teuta 15 pikë (5/4), Skënderbeu 12 pikë (4/5), Vllaznia 7 pikë (2/8), Lushnja 3 pikë (1/8), Korabi 3 pikë (1/8).

Related posts

GAROI 30 VITE MË PARË NË PISTËN E BELGJIKËS/ Del në shitje makina e parë e Michael Schumacer (FOTO)

Delo.autor

PROVOKON JOSHUA/ Boksieri Usyk: Le të ndërrojë trajnerë, sërish humbës do të jetë

Delo.autor

TENIS/ ​Serena Williams kthehet të luajë pas mungesës një vjeçare

Q.Autor

Leave a Comment