Kategoria Superiore Shqipëri

Shoqata e Arbitrave: Sulmet denigruese të Shpëtim Duros duhet të ndëshkohen!

Duke marrë marrë shkas nga një prononcim i trajnerit të Flamurtarit, Shpëtim Duro, në  mediat sportive, Shoqata e Arbitrave reagon ashpër në lidhje me këtë deklaratë denigruese. Në citimet e tij në daljen publike cënohet integriteti i anëtarëve të kësaj shoqate dhe, për më tepër, kur personat e përmendur janë dy arbitra të FIFA-s. Deklarata të tilla nuk i shërbejnë aspak garës dhe në përgjithësi lojës së futbollit.

Është e disata herë, që trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, përdor një gjuhë dhe fjalor ofendues në adresë të arbitrave dhe kjo sjellje duhet të ishte pjesë e komisioneve përkatëse. Ne kemi shpresuar në një reflektim personal të z.Duro, por që nuk ka mbërritur, për më tepër është rënduar sulmi verbal i tij karshi arbitrave. Askush nuk mund t’i japë të drejtë vetes të ofendojë një zyrtar ndeshjeje (në rastin konkret, arbitrat), edhe në rastet kur këta gabojnë në vendimarrjet e tyre në fushën e lojës. Është komisioni i vlerësimit, i cili bën klasifikimin e vendimeve të arbitrit, vendime të cilat në shumë raste, edhe kur personi në fjalë i ka kontestuar, kanë qenë konform rregullores së lojës.

Shoqata e Arbitrave “BASHF” edhe një herë kërkon nga të gjithë aktorët e lojës së futbollit, që të ketë sa më shumë “fair-play”, jo vetëm në fushë ndërmjet lojtarëve, por edhe nga zyrtarët e ekipeve.

Ata duhet të tregojnë një sens mirëkuptimi në adresë të vendimeve të arbitrave, të cilët gjatë gjithë lojës mbajnë mbi vete tensionin e ndeshjes, presionin e lojtarëve, të spektatorëve dhe të gjithë atyre që ndjekin një ndeshje futbolli.

Për rastin në fjalë, shoqata kërkon me forcë nga komisionet përkatëse të mbahet një qëndrim konform rregulloreve të Disiplinës, sepse deklarata të tilla prishin jo vetëm imazhin e figurës së arbitrit, por krijojnë nëpër shkallët e stadiumeve një klimë jomiqësore, e cila krijon premisa për situata të papëlqyeshme për një ndeshje futbolli”.

Related posts

RIKTHIMI NË SUPERLIGË/ Vllaznia i përgjigjet Erzenit, “DAJAK” Burrelit në Shkodër

Isa.Autor

BULKU PLAS “BOMBËN”: Një gjë është e sigurt, MEMA ësht më i keq se Ze Maria…

Isa.Autor

Vllaznia, Neziri: Trajneri i ekipit të parë nuk pyet askënd…

Q.Autor

Leave a Comment