Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NË PRAG TË SFIDËS ME ISLANDËN/ Çështja “Grezda” në Kombëtare? Kemi pasur

Është duke u mbajtur në këto momente konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, në prag të sfidës së nesërme që kuqezinjtë do të zhvillojnë në transfertë ndaj Islandës.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për eliminatoret e Europianit, teksa do të startojë në orën 15:00 me orën shqiptare. Tekniku italian u shpreh optimist dhe beson se skuadra i ka marrë të gjitha këshillat e nevojshme për të bërë mirë në këtë përballje. Gjithashtu ai foli edhe për largimin e Grezdës nga grumbullimi duke lëshuar një mesazh shumë të fortë që askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Ju ka mjaftuar koha për të njohur grupin?

Unë në fushë gjatë stërvitjes i kam shprehur lojtarëve filozofinë time të cilën e kanë kuptuar. 15 ditë nuk kanë mjaftuar, në fushë shpresoj të marrim një rezultat të mirë dhe do i jepte besim lojtarëve që filozofia funksionon dhe puna e tyre nuk ka shkuar dëm.

Morali dhe taktika?

Unë pres nga ekipi të jetë i ekulibruar në fushë, të ketë ndjenjën e pjesëmarrjes në të gjitha repartet. Duam të jemi mirë dhe në sulm, dhe jo vetëm të mbrojmë. Të shkojmë në fushë dhe të shohim nëse do jete filozofia ime rezultative apo jo.

Reja2

Do shkojmë për një pikë apo për të fituar?

Filozofia do të jetë gjithmonë për të fituar. Elementi thelbësor është të dalim në fushë dhe të besojmë që do fitojmë. Islanda do rrezikojë shumë në topat e gjatë që do të fusë ne zonë. Ne do të mundohemi të shfrytëzojmë rastet e cilësive të lojtarëve tanë. Do të më pëlqente që ekipi ime të shkonte në fusë vetëm për të fituar.

Reja55

Keni pasur kohë të njihni Islandën?

Të gjithë grupin e njoh mirë. Kanë një organizim të mirë në të gjithë fushën. Ata kanë Sigurdson që është një lojtar shumë i mirë dhe kyç si në teknike dhe në fizik. Ne do të shkojmë në fushë për të bërë ne lojën tonë, nëse do presim lojën e tyre do të bëhen shumë të rrezikshëm.

Ka një çështje Grezda?

Nuk ka një çështje Grezda. Ai ka marrë një vendim të tillë dhe është një përgjegjësi e tij. Kemi pasur pikëpamje të ndryshme. Është në planet tona dhe do të diskutojmë për të ardhmen. Mbi të gjitha ai është shprehur dhe nuk besoj se mund te jem unë pjesë e këtij diskutimi dhe as Federata.

Më mirë të mendojmë ndeshjen, pasi është më e rëndësishme. Unë pres të bëjmë një lojë të mirë dhe kjo është më e rëndësishmja. Diskutimi duhet të shtrihet në rang grupi. Janë të gjithë të vlefshëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm.

Formacioni?

Këtë nuk e dinë lojtarë, nuk ia kam thënë atyre, kështu që duhet të pritet e nesërmja. Mirë është të dinë ata të parën dhe pasta ju. Me dy sulmues, është një projekt por nesër do të duket çdo gjë.

Avantazhet e Islandës…

Krosimet dhe goditjet standarte do të krijojnë shumë probleme për ekipin dhe unë i kam marrë masat.

Related posts

SHKELJE ME NË LIDHJE ME AKADEMINË/ Prokuroria nis hetimet për drejtuesit e Bayern Munich

Delo.autor

FITUAN CHAMPIONS-IN/ Benzema: Krenar për këtë ekip, triumfi në shtëpi është special

F.autor

Ish-trajneri i Belgjikës sulmon Kurtuanë: Babai i tij më spiunoi në sfidën kundër Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment