Kombëtarja

Shqipëri-Rumani/ Penalltitë përcaktojnë fituesin e turneut të Romës. Ja kush triumfoi

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur në finalen e turneut “Roma Caput Mundi 2018”, në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin Anco Marzio-Ostia (Romë).

Të rinjtë e përfaqësueses kuqezi kanë zhvilluar një ndeshje të mirë përballë moshatarëve të tyre, por pa mundur të gjejnë golin e fitores, koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Sipas rregullores së këtij turneu që zhvillohet ne kryeqytetin e Italisë, pas kohës së rregullt janë ekzekutuar penalltitë dhe jemi mundur me rezultatin 4-3 nga Rumania U-19. Nga pika e bardhë për Shqipërinë U-19, shënuan Pashaj, Blackori dhe Gkertsos.

Të rinjtë e Kombëtares luajtën me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Celhaka, Tuci, Gkertsos, Blackori, Lekaj, Marku, Veriu dhe Tafa (c).

Kjo ishte ecuria e Shqipërisë në turneun e përvitshëm “Roma Caput Mundi 2018” ku duhet vlerësuar paraqitja e ekipit dhe fryma në grup, ndonëse ishin shumë pranë trofeut dhe nuk mundëm të përsëritnim të njëjtin sukses sikurse vitin e kaluar.

Rezultatet e kuqezinjve:

Shqipëri 5-1 Maltë

Shqipëri 2-0 Greqi

C.R Lazio 1-2 Shqipëri

Finalja e Turneut: Shqipëri 0-0 Rumani (3-4 penallti)

Related posts

ZYRTARE/ Zgjerohet vatra e COVID-19, Shqipëria humb një tjetër titullar pak orë para sfidës

Delo.autor

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Kur kemi shpitin e grupit gjatë lojës, mund…

Delo.autor

INTERVISTA/ Reja: Duhet t’i shpërblejmë shqiptarët, gati të firmos edhe për dy vite

F.autor

Leave a Comment