Bundesliga Futboll

Madridi ofron 150 milionë për Lewandowskin

Robert Lewandowski e ka ndryshuar agjentin për ta realizuar ëndrrën fëmijërore, për t’u transferuar në Real Madrid, raportojnë mediat polake.
Deri më tani, Cezary Kucharski ishte agjenti i Robert Lewandowskit, por që nga java e kaluar është Pini Zahavi, njeriu që e dërgoi Neymarin në PSG dhe mediat raportojnë se Lewa e bëri këtë vetëm për t’u transferuar në “Bernabeu”.

Mediat në Poloni raportojnë se ky është treni i fundit që 29 vjeçarin që ta veshë fanellën e bardhë dhe se kjo lëvizje mund të ndodhë gjatë verës, pasi Karim Benzema do të largohet përfundimisht nga Los Blancos.

Është e përditshmja “Przeglad Sportowy” ajo që raporton se Madridi ka bërë gati 150 milionë euro për Lewandowskin.

Gjithashtu mësohet se Mauro Icardi i Interit mund ta zëvendësojë polakun te Bayern Munich, nëse ky i fundit transferohet në “Santiago Bernabeu”.

 

Related posts

SKENAR I “ÇMENDUR” NGA FRANCA/ Nëse Pogba largohet në verë, ja lëvizja e bujshme për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

VIHET NË SHËNJESTËR PAS BARAZIMIT ME BYLIS/ Sulmuesi Solomon: Duan të më groposin!

Delo.autor

Australi-Peru/ E djathtë fantastike, Karijo “ngre” peshë tifozët peruanë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment