Futboll

“Skënderbeu”, skandali i trukimeve në futboll: Kërcënohen me vdekje inspektorët e UEFA-s (DETAJET)

UEFA ka nisur një investigim rreth përfshirjes së “Skenderbeut” te Korçës në fiksimin e ndeshjeve. UEFA aktualisht po kryen një hetim mbi përfshirjen e klubit shqiptar KF Skënderbeu në ndeshje të fiksuara. Hetimi bazohet kryesisht në të dhënat e mbledhura nëpërmjet Sistemit të Zbulimit të Mashtrimeve të Basteve të UEFA-s (BFDS).

KF Skënderbeu u ndalua më parë të merrte pjesë në garat UEFA-s në sezonin 2016/17 për shkak të përfshirjes në fiksimin e rezultatit të ndeshjeve. Ky ndalim u mbështet kohët e fundit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Informacioni shtesë i marrë nëpërmjet UEFA-BFDS tani sugjeron një model shumë më të madh të përfshirjes nga KF Skënderbeu në  kurdisjen e ndeshjeve. Rrjedhimisht, UEFA tani do të kërkojë një ndalim më të gjatë për këtë klub.

Sot, Inspektorët Disiplinorë të UEFA-s që punojnë në këtë rast kanë marrë kërcënime me vdekje nga persona anonim, me sa duket kanë për qëllim t’i trembin ata dhe t’i ndalojnë ata të kryejnë punën e tyre. Këto kërcënime nuk do të kenë sukses dhe policia është njoftuar gjithashtu.

UEFA mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve dhe i gjithë stafi i UEFA-s që punon në këto çështje vendimtare ka mbështetjen e plotë të organizatës. Ky mesazh u përsërit sot nga Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin, i cili deklaroi: “Ne kurrë nuk do të lejojmë që stafi i UEFA-s që punon në këto çështje, apo në çështje të tjera, t’i nënshtrhet kërcënimeve apo presioneve nga ndonjë palë e tretë. Ata kanë mbështetjen e plotë të organizatës, duke përfshirë edhe mbështetjen personale nga unë”.

Related posts

“NUK KAM QENË VETVETJA PËR 12 VITE”/ Gatusso zbulon sëmundjen që po kalon: Thanë se do të vdesë, por…

Delo.autor

NDIHESH I RREZUAR NGA SHKARKIMI? Trajneri i skuadrës së Serisë A jep përgjigjen epike

Delo.autor

ZYRTARE/ Kualifikoi Kroacinë në Katar, kombëtarja ballkanase vendos për të ardhmen e Dalic

Delo.autor

Leave a Comment