Champions League Futboll Premier League Sport

DRAMATIKE/ Nga lotët e gëzimit te hidhërimi i madh, nata e hidhur për Nathan Ake në Champions

Ishte një natë e hidhur ajo e kaluar nga Nathan Aké, lojtari i Manchester City i cili shënoi golin e 1-0 në ndeshjen kundër Leipzig, të cilën ekipi i Pep Guardiolas e fitoi 6-3.

Mbrojtësi shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve, por gëzimi u shkatërrua minuta më vonë nga vdekja e babait të tij të sëmurë rëndë.

Lojtari zbuloi pikëllimin në mediat sociale duke postuar një mesazh.

“Javët e fundit kanë qenë më të vështirat e jetës sime, babai im ishte shumë i sëmurë dhe nuk kishte asnjë mënyrë për ta shpëtuar atë.

Unë kam qenë me fat që kam pasur kaq shumë mbështetje nga e dashura ime, familja ime dhe miqtë e mi.

Dje kam shënuar golin tim të parë në Ligën e Kampionëve dhe, pak minuta më vonë, babai im vdiq paqësisht me nënën dhe vëllain tim në krahun e tij. Ndoshta duhej të ishte keshtu, duke më parë të luaja gjithmonë e bënte atë krenar dhe të lumtur.

Ai do te jete gjithmonë me mua, gjithmonë  zemrën time dhe kjo është për ty babi”.

Related posts

Agjenti i Pogbasë e çon te Barça/ Ish-legjenda e Man United “mllef” ndaj klubit anglez

Isa.Autor

“TË SHKURTOJË FLOKËT”/ Talljet e tifozëve të Chelseat janë epike për…

Isa.Autor

LIVE/ Tirana-Kamza: Gabim i Imamit në mbrojtje, Plaku shënon me një goditje fantastike (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment